Përmbledhje e besimit tonë në raport me sahabët:
1. Ne i duam ata.
2. Nuk e teprojmë në dashuri ndaj asnjërit prej tyre.
3. Për hir të Allahut të Lartmadhëruar i urrejmë ata që i urrejnë sahabët.
4. Sipas besimit tonë, ata janë njerëz të drejtë dhe besnikë, drejtësinë dhe besnikërinë e të cilëve nuk kemi çka ta verifikojmë.
5. Besimi në virtytet e tyre të përmendura (në tekstet fetare) në mënyrë të përgjithshme dhe në mënyrë të hollësishme, si dhe adhurimi Allahut të Lartësuar duke i shpërndarë këto virtyte në mbarë umetin (muslimanët).
6. Besimi i patundur dhe i palëkundur se ata janë gjenerata më e mirë e këtij umeti; nuk kishte dhe nuk do të ketë të tillë.
Shejh Velid Seidani, “Ihkamul kelam ala lamijjeti shejhilislam”, f. 52
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj