1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kush janë gurabatë (të huajt) që janë përmendur në hadithin e Proleti, sal-Allahu alejhi ue selem, dhe si mund të bëhemi prej tyre?! – Shejh Albani

Më të lexuarat

Përgjigje: Përmendim në fillim hadithin e Profetit, sal-Allahu alejhi ue selem, ku thotë: “Erdhi Islami i huaj dhe ka për t’u kthyer i huaj. Qoftë Tuba për pumabotë (të huajt)”. Tuba, siç transmetohet në një hadith nga Profeti, është një pemë shumë e madhe në Xhennet, saqë një kalorës mund të kalërojë me një shpejtësi shumë të madhe për 1000 vjet nën të dhe përsëri nuk ia del që të dalë jashtë diametrit të saj. E, kjo pemë, është dhuratë që Allahu ka për t’ua dhënë gurabave.

Po kush janë gurabatë (të huajt)?! E kanë pyetur Profetin, sal-Allahu alejhi ue selem: “Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Profeti, sal-Allahu alejhi ue selem, tha: “Ata janë një pakicë e njerëzve që janë të mirë dhe ndodhen midis shumicës së njerëzve dhe janë tretur në këtë shumicë (d.m.th. nga që janë shumë pak, nuk dallohen në shumicën që e përbëjnë njerëzit e tjerë). Kjo pakicë ecën wrdhëron Allabu, kurse të tjerët që përbëjnë shumicën nuk ecin siç urdhëron Allabu, prandaj kjo pakicë që ecën siç urdhëron Allahu, konsiderohet si e huaj.” Kurse në një hadith tjetër Profeti, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Janë ata (përsëri pakicë) që ngjallin Sunnetin (e praktikojnë atë) pasi njerëzit e tjerë ta zhdukin atë (e zëvendësuan me bidatin)”. Nga hadithi kemi një përfitim të madh! Nga hadithi i parë, ne thamë se ata njerëz që janë të mirë, janë një pakicë e vogël brenda një shumice të madhe. Por në këtë pakicë të vogël e të mirë, paska një pakicë akoma më të vogël dhe që janë akoma më të mirë. Kjo e funde u tregon rrugën atyre që janë të mirë dhe pakicë, të cilët janë tretur në shumicën e njerëzve të tjerë.

Tani unë dua t’ju them se ne që jemi prej nxënësve të dijes, duhet jemi nga pakica shumë e vogël brenda pakicës së vogël. Pra, të jemi më të mirë sesa ata që janë të mirë. Po kur do të bëhemi ne kështu? Ne do të jemi më të mirët brenda të mirëve kur do të veprojmë ashtu siç thotë Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe jo vetëm kaq, por atëherë kur ne do t’ua tregojmë atyre që janë në rrugë të drejtë me ne (por kanë ecur keq për shkak se nuk e dinë Sunnetin e Profetit), rrugën në të cilën na ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund të jemi më të mirët në mesin e të mirëve, pakicë brenda pakicës, të huaj brenda të huajve.

/Fetva nga Shejh Albani/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit