8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kush janë cilësitë e grupit të shpëtuar?

Më të lexuarat

Pyetje: Desha ta dij se cili është grupi i shpëtuar i cili është përmendur në hadithet e pejgamberit salallahu alejhi ve selem, a ekziston tani në kohën tonë dhe nëse ekziston çka të bëj që të jem prej këtij grupi?

Përgjigje: Grupi i shpëtuar dhe i ndihmuar është ai grup i muslimanëve i cili i zbaton urdhrat e Allahut të Lartësuar, i përqendruar në rrugën e Allahut, këtë grup e ka përmendur pejgamberi salallahu alejhi ve selem ku thotë:

“Do të ndahet umeti im, në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha janë në zjarr pos njërës!” I thanë: Cili është ai grup o pejgamber i Allahut? U përgjigj: “Janë ata të cilët janë në rrugën time dhe shokëve të mi”[1] ndërsa në transmetim tjetër:“ata janë xhemati”[2],

Domethënë ata të cilët janë të bashkuar rreth të së vërtetës, e ata janë shokët e pejgamberit salallahu alejhi ve selem dhe ata që erdhën pas tyre dhe ata që e ndjekin rrugën e tyre, ata janë grupi i shpëtuar dhe i ndihmuar, ata të cilët e njësojnë Allahun e Lartësuar dhe janë të përqendruar në rrugën e Tij, i çojnë në vend urdhrat e Tij, largohen prej ndalesave të Tij, këshillojnë njëri tjetrin që t’i përmbahen rrugës së vërtetë dhe të bëjnë durim, janë ata të cilët ndjekin rrugën e pejgamberit salallahu alejhi ve selem dhe janë të pa luhatur, ndërsa më i miri prej tyre dhe udhëheqësi kryesorë i tyre është Muhamedi salallahu alejhi ve selem. Grupi i shpëtuar prej umetit të tij është ai i cili ndjek rrugën e tij, me vepra, me gjuhë dhe me besim, këta pra janë grupi i  shpëtuar dhe i ndihmuar, nuk u bën dëm atyre ata të cilët i tradhtojnë dhe ata të cilët i kundërshtojnë.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhafei

 

[1] Sahih li gajrihi-el ehadith muhtare,2446

[2] Sahih li gajrihi- El Mustedrek li sahihejn, 128/1

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit