2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kur njeriu ia jep zeqatin personit që e meriton, a duhet t’i tregojë se ajo është zeqat?

Më të lexuarat

Përgjigje: Kur njeriu ia jep zeqatin personit që e meriton, mirëpo ky person nuk e ka zakon të pranojë zeqatin, atëherë e ka detyrim dhënësi i zeqatit që ta lajmërojë se kjo pasuri është zeqat. Kështu që ta dijë ai per- son dhe më pas të vendosë se a do ta pranojë atë zeqat apo do ta refuzojë!

Mirëpo nëse e di se ai person zakonisht e pranon zeqatin, atëherë më mirë është të mos i tregohet, sepse në këtë lajmërim ka një lloj lavdë- rimi, ndërsa All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “O ju që besuat, mos i prishni lemoshat e juaja me të lëvduar dhe ofendim”. (el-Bekare 264).

 

/Shejh Uthejmini – “Kushtet e fesë”/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit