1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kur lexohet surja Mulk? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Përgjigja:

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:Vërtetë në Kuran ka një sure me 30 ajete, e cila ndërmjetësoi për një person derisa bëri që ti faleshin mëkatet, ajo është :Tebarekel-ledhij bijedihil mulk ¹

Surja Mulk lexohet prej kur perëndon dielli (hyn akshami) deri në hyrjen e kohës së sabahut (çdo natë). Kështu, kurdo që e lexon (brenda kësaj kohe) e zbaton sunetin profetik. E nuk është çështja, sikur është keqkuptuar, që ajo duhet të lexohet para se të biem për të fjetur. Pejgamberi salAllahu ka thënë që të lexohet gjatë natës. Mirëpo, është mirë të lexohet para se të bie në gjumë për arsye se nëse njeriu fle, është rrezik të mos i dal më gjumi dhe kështu mbetet pa lexuar suren Mulk, ose ndodhë të flejë dhe harron ta lexojë. Gjithashtu dhe surja sexhde dhe dy ajetet e fundit të sures Bekare, kurdo që lexohen gjatë natë kjo është në rregull. Mirëpo, këto dy ajete është mirë të lexohen sa më herët d.m.th. pasi që hyn akshami. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se kush i lexon gjatë natës i mjaftojnë. I mjaftojnë d.m.th. për t’u mbrojtur nga të këqijat. Andaj është mirë që besimtari t’i lexojë këto dy ajete sa më parë (pasi hyn akshami) duke arritur me këtë mjaftueshmërinë e përmendur në hadith apo mbrojtjen prej të këqijave.

Hoxhë Lulzim Perçuku

¹ Transmeton Ebu Daudi nr 1400, Tirmidhiu nr 2891 dhe e konsideroi hasen, Hakimi 1/565 dhe e saktësoi.Ibn Haxheri në Telhisul habir 1/382 ka thënë: Ky hadith ka një transmetim tjetër të saktë përforcues. E kanë saktësuar: Ibn Tejmijeh në Mexhmuul fetaua 22/277, Sheukani në Nejlul eutar 2/227, Ahmed Shakiri në shënimet e tij ndaj Musnedit të Ahmedit 15/129 dhe e ka konsideruar hasen Albani në Sahihul Xhami nr 2091

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit