Përgjigje: Që vepra të jetë e mirë dhe e pranuar tek Allahu ”azze uexhel”, duhet të njihet përmes Kur’anit dhe Sunnetit, më konkretisht, duhet të plotësoj dy kushte:
Së pari: duhet të jetë nijeti, që kjo vepër të bëhet vetëm për Allahun (Ikhlasi).
Së dyti: kjo vepër duhet të jetë në përputhje me Kur’anin dhe Sunnetin.
Nëse ndonjë nga këto dy kushte nuk plotësohet, vepra nuk është e mirë dhe as e pëlqyeshme. Allahu thotë: … le të bëjë vepra të mira, dhe në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziej askënd. (Kehf, 110)
Allahu ”subhanehu ue teala ” ka urdhëruar që vepra të jetë e mirë, që nënkupton se duhet të jetë në përputhje me Sunnetin, dhe pastaj Ai thotë se duhet të kërkoni prej Tij (Allahut) duke mos i shoqëruar Atij askënd .
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ‘Këto dy kushte janë shtyllat kryesore, në mënyrë që një vepër të jetë e pranuar. Ajo vepër duhet të jetë vetëm për Allahun dhe duhet të jetë në përputhje me Sunnetin e Profetit ‘sal-lAllahu alejhi ue sel-lem’.
Gjithashtu fjalë të ngjashme ka transmetuar edhe Kadi nga Iljadi.
Shejkh Albani, rahimehullah
Nga libri “Teuesuli”