9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kur është më mirë të nxirret zekati i pasurisë, në Ramazan apo në Dhul-Hixhe?

Më të lexuarat

Pyetje: Kur është më mirë të nxirret zekati i pasurisë, në Ramazan apo në Dhul-Hixhe?

Përgjigje: Zekati në mënyrë obligative kërkohet kur pasuria plotëson vitin dhe nuk lejohet atij që i është bërë detyrë nxjerrja e tij ta vonojë nga momenti kur ajo plotëson vitin, por nëse dikush do të bashkojë mes shpërblimit të nxjerrës së tij dhe të kohës që përmban mirësi, atëherë mundet që ai ta përshpejtojë nxjerrjen e tij por asesi ta vonojë.
Ibrahim bin Sad (dijetar i brezit pas tabiinëve i vdekur në vitin 185 të hixhretit) tregon se Uthmani -radiallahu anhu- thoshte:
“Ky është muaji i zekatit tuaj. Kush ka borxh le ta shlyej atë në mënyrë që ta jepni zekatin tuaj”
Ibrahimi sqaron: Mendoj se ka pasur për qëllim muajin e Ramazanit. E transmeton Ibn Zenxheuejhi dhe e saktëson sheikh Albani.
Sipas këtyre fjalëve të Othmanit -radiallahu anhu- kuptohet se njerëzit në atë kohë i përshpejtonin zekatet e tyre për të fituar bereqetin e muajit të Ramazanit.
Kjo tregon gjithashtu se Ramazani ka më shumë përparësi se Dhul-Hixhja dhe Allahu e di mës së miri.

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit