3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kur është e pëlqyeshme vizita e varrezave dhe a lejohet vizita e varrezave nga femrat?

Më të lexuarat

Kur është e pëlqyeshme vizita e varrezave? A lejohet vizita e varrezave nga gratë?

Selam alejkum!

Mësuese, kisha një pyetje nëse ke mundësi për përgjigje. A ka ditë apo kohë të caktuar për vizitën e varrezave, si duhet të jetë e shpeshtë apo e rrallë dhe a lejohet të shkojnë edhe gratë apo vetëm burrat? Allahu të ruajt!

Përgjigje:

Në radhë të parë, për çështjen e vizitës së varrezave nga gratë(femrat), dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për gjykimin e saj:

  1. Disa dijetarë kanë thënë se është haram;
  2. Disa të tjerë kanë thënë se është mekruh;
  3. Mendimi i shumicës së dijetarëve (xhumhureve) është se lejohet, por ky lejim i vizitës së varrezave nga femrat ka kushte:
  • Të jetë me mbulesën fetare dhe të plotësojë kushtet e mbulesës fetare që të mos bëhet shkak fitne.
  • Të jetë qëllimi i vizitës për të përkujtuar Ahiretin, ashtu siç është përmendur edhe në hadith: “Vizitoni varrezat, sepse ato ua përkujtojnë vdekjen.”
  • Të jetë qëllimi i vizitës bërja dua për të vdekurit dhe ashtu siç është transmetuar në hadithin e Aishes -radijAllahu anha- se e ka pyetur Profetin –salallahu alejhi ue selem-: “Si të themi për ta (si të lutemi për ta)?” Ai më tha: “Shpëtimi i Zotit qoftë mbi banorët e këtyre shtëpive prej besimtarëve dhe myslimanëve! Allahu i mëshiroftë ata që janë para nesh dhe ata që do të jenë më pas! Edhe ne, inshaAllah, do t’u ndjekim, e do të vijmë tek ju.”
  • Të jetë vizituesja prej atyre që e përmbajnë veten, duke mos rënë në veprime që janë në kundërshtim me Islamin, si: vajtimi me zë të lartë, grisja e rrobave, sepse këto janë të ndaluara në Islam.
  • Të mos jetë kjo vizitë në ditët apo kohërat që njerëzit e kanë bërë zakon të vizitojnë varrezat, si p.sh. në Shqipëri ditëve të premteve apo ditëve të Bajramit (kjo pa pasur asnjë argument fetar).
  • Të mos jetë në kohërat që zakonisht mund të ketë burra.

Përgjigje nga Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit