1.5 C
Pristina
Sunday, January 26, 2025

Kur bëjmë dua, a thuhet në të njëjtën kohë amin inshaAllah dhe e kundërta e saj? A ka hadith për këtë?

Më të lexuarat

Pyetje:

Kur bëjmë dua, a thuhet në të njëjtën kohë amin inshaAllah dhe e kundërta e saj? A ka hadith për këtë?

Përgjigje:

Kur bëjmë dua, themi pas mbarimit të saj vetëm Amin, sepse Amin do të thotë: “O Allah! Pranoje duanë!”

Kjo ka ardhur në hadithe të sakta që pas duasë thuhet vetëm Amin. Ndërsa të thuash in sha Allah pas duasë nuk thuhet dhe as nuk ka kuptimin e pranimit të duasë.

Është transmetuar në një hadith autentik se Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë:

“Mos të thotë ndonjëri prej jush: ‘O Allah! Më fal mua në qoftë se Ti do!’ Më mëshiro mua, në qoftë se Ti do! Më furnizo mua, në qoftë se Ti do! Por ta kërkojë atë me këmbëngulje …” (Muttefekun alejhi).

/Nga Adelina Kuçana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit