Pyetje: Me falni e kam ni pytje. Une jam nje vajz 17 vjeqare. Para disa vitesh kam ba sipas mendimit tim ni mëkat te madh. Kisha kontakt me ni djal. At si shok e kam konsideru. Aj ishte disa vitesh ma i motshem se un, por aj u dashuru te un. Un kam vazhdu kontaktin se sma ka mor mendja qe me don pernime. Un isha teper e re. Kontaktin kemi pasur vetem ndermjet msn – internet. Pytja esht jam pendu por ni kusht esht qe duhet me kerku falje tek aj personi. A duhet un ne kët rast me lyp kontaktin tek aj per mi kerku falje? Edhe qe ndoshta do ti qes problem vetes?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Së pari, kontaktet me djem të huaj janë të ndaluara në Islam, qoftë ato të drejtpërdrejta, apo nëpërmjet internetit. Dhe në Islam, nuk ka shok për femrën muslimane dhe nuk ka “sikur vëlla”. Të gjitha këto shprehje dhe mendime, kanë ardhur në mesin e muslimanëve nga mashtrimet e shejtanit dhe nga pasimi i jomuslimanëve, dhe këto janë një prej shkaqeve që degjenerojnë rininë islame.
Ndërsa, sa i përket kontaktit i cili është i kaluar dhe jeni penduar prej tij, nuk ka nevojë që të kontaktoni sërish me të për t’i kërkuar falje atij (e me këtë të veproni edhe një mëkat tjetër ndaj Allahut), por mjafton për këtë të kërkoni falje tek Allahu dhe të pendoheni sinqerisht ndaj Tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e mi të cilët e keni tepruar (me mëkate) ndaj vetes suaj, mos i humbni shpresat në mëshirën e Allahut, se Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është Falës dhe Mëshirues”.
Për më shumë lexoni dhe temën: Kushtet për pranimin e pendimit.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami
The post Kam kontaktuar me një djalë dhe jam penduar, por.. appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.