Pyetje:
Jam një njeri, i cili ka përgojuar shumë njerëz, tashmë ndjehem pishman shumë dhe i penduar për përgojimin e shumtë që e kam bërë.
Ata që kam përgojuar janë shumë, disa prej tyre kanë vdekur e disa ende janë duke jetuar.
Ata që janë gjallë, nuk kam guxim dhe m’vjen turp t’i kërkoj falje për përgojimi e bërë, bile disa prej tyre do të nevrikoseshin me mua dhe do të ndodhnin gjëra jo të mira po t’u tregoja që i kam përgojuar, çfarë të veprojë?!
Përgjigje:
Së pari: Duhesh të pendohesh tek Allahu për përgojimin e bërë.
Së dyti: Obligim e ke t’u kërkosh falje direkte atyre që i ke bërê gibet (i ke përgojuar), nëse të mundësohet një gjë e tillë.
Nëse, nuk ke mundësi t’u kërkosh falje direkte, atëherë kërko falje për ta, lutu për ta, fol fjalë të mira për ta (në mesin e atyre që i ke përgojuar), ndoshta njê gjë e tillë do të mjaftojë për ty(si shpagim dhe pendim për përgojimin).
Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i përhershëm i fetvave.
Fetuaja, nr. 22387
Antarët e komisionit:
Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan
Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak
Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan
Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh (Kryetar i komisionit)
Abdullah ibën Ali er Rukban
Ahmed Ibën Ali Sejr el Mubareki
Nga arabishtja: Suad B. Shabani