18.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Izetbegoviç sfidon Republika Srbska: Bosnja do të njohë shtetin e Kosovës, s’na trembin kërcënimet!

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i boshnjakëve- muslimanë në presidencën e Bosnjë – Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, deklaroi se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Në edicionin e Deutsche Welle-s në gjuhën boshnjake, Izetbegoviç ka dhënë një intervistë, ku thekson se vendimi duhej marrë më herët nga Sarajeva zyrtare.

“Shqetësimi im është se Kosova duhet të ishte njohur. Tani, kolegët e mi mund të jenë të mërzitur dhe qëndrimi ynë mund të shkaktojë edhe problee brenda Bosnjë-Hercegovinës meqë ne nuk e kemi ndihmuar Kosovën”, tha Izetbegoviç.

Ndërkaq i pyetur nëse B&H do ta njohë Kosovën, Izetbegoviç u përgjigj shkurt: “p”.

Kryeministri i Kosovës i ka kërkuar zyrtarisht Bosnjës që ta marrë vendimin politik por kjo ka provokuar zemërimin e serbëve në institucionet federale të Sarajevës zyrtare. Ministri i Jashtëm i Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak tha në shtator se vendi i tij jo vetëm nuk do ta njohë Kosovën, por këtë kërkesë nuk do ta marrë fare në shqyrtim.

Presidenti i etnitetit serb, pra Republika Srbska theksoi të njëjtën gjë. “Pa konsensusin e Republika Srbska-s Bosnjë-Hercegovina nuk mund ta nohë Kosovën”, tha Milorad Dodik.

Ndërkaq, kreu i muslimanëve boshnjakë, duke iu referuar pakicës bllokuese të serbëve përdori një metaforë sportive kur tha se “Nëse Republika Srbska kërkon një kohë të dytë shtesë do të humbë dhe këtë e them politikisht e jo ushtarakisht”.

“Ky nuk është vendi që ne duam të kemi dhe për të cilin babai im (Alija Izetbegoviç) luftoi, por edhe ai që qytetarët e Bosnjë-Herzegovinës meritojnë. Por në radhë të parë është një shtet në kufijtë e mbijetesës. Kjo është gjëja e parë për të cilin luftoi babai im”, tha Izetbegoviç për Deutsche Welle.

I pyetur nëse Republika Srbska bën të njëjtën gjë si Katalonja dhe deklaron pavarësinë Izetbegoviç u përgjigj: “Do të bëj atë që bënë patriotët e këtij vendi që e mbrojtën me aq forcë duke derdhur gjak nga viti 1992 deri në 1995, pikërisht deri atëherë kur u arrit Marrëveshja e Paqes e Dejtonit që është në fuqi.

Kjo marrëveshje është në interes të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë. Interesi i Europës nuk është lufta në Bosnjë apo në Ballkan sërish, pasi të gjithë e dinë se në këtë qytet shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Ne i kemi përkrah të gjithë fuqitë botërore kësaj radhe, në mënyrë që ajo tragjedi të mos përsëritet”.

I pyetur nëse do të ketë skenare nga ana e Republika Srbska, Izetbegoviç tha se “shumica është në gjendje të mbrojë integritetin territorial në vend. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit