Ikni zullumit mes jush, posaçërisht ndaj bashkëshortit/es

0
55

“Ikni padrejtësisë, sepse padrejtësia do të shkaktojë errësirë në Ditën e Ringjalljes’.1[Muslim dhe të tjerët]1

Dy bashkëshortët duhet të jenë të drejtë në marrëdhëniet mes tyre. Ata duhet t’i ikin zullumit ndaj njëri-tjetrit në çdo mënyrë. Ata s’duhet të keqpërdorin të drejtat e tyre apo ta abuzojnë njëri-tjetrin nëpërmjet cilësive të tyre të veçanta. Padrejtësia është ndaluar nga Allahu, madje edhe për vetë Atë. Ebu Dherr [radi Allahu anhu] ka transmetuar se iDërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Allahu thotë:’O robërit e Mi, Unë ia kam ndaluar vetvetes zullumin dhe e kam ndalur mes jush, kështu që mos i bëni zullum njëri-tjetrit”.
Le të mos përvidhet në zemrën e ndonjërit nga bashkëshortët ndjenja e epërsisë dhe dominimit, duke e bërë atë ta shkelë bashkëshortin/en, duke menduar se ai ose ajo po arrin kështu një fitore të merituar.
Le të reflektojnë të dy ata mbi hadithet e lartpërmendura dhe le të ruhen nga mallkimi i fshehtë që mund të dalë nga zemra e një shpirti të shtypur.
Enes ibn Malik [radi Allahu anhu] ka transmetuar se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

“Ikni lutjes [kundër jush] së të shtypurit, edhe nëse ai është një mosbesimtar, sepse s’ka pengesë në shtegun e saj [për te Allahu]”.2

Zullumi kurrë nuk harrohet dhe kurrë nuk kalon pa u dënuar.

Ebu Hurejre [radi allahu anhu] ka transmetuar se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]ka thënë:

“Kushdo që i ka bërë padrejtësi vëllait të tij në nder apo në pasuri, duhet ta lusë sot që ai ta falë atë para se të merret prej tij në një ditë kur s’do të ketë dinarë e dërhemë. Nëse ai ka punë të mira, disa prej tyre do t’i merren, në përputhje me padrejtësinë e tij; nëse s’ka punë të mira, disa nga gjynahet e tij do të merren dhe do t’i ngarkohen atij”3

1Muslim.
2Ahmed, Ebu Ja’la dhe të tjerët. Cilësuar si sahih nga shejh Albani në Sahihul-Xhami nr.119.
3Buhari dhe Ahmed.