Ban Ki-Moon: Prishtina dhe Beogradi duhet të pajtohen

0
43

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon, ka deklaruar se veriu i Mitrovicës është një preokupim i madh i OKB-së dhe përbënë një nga sfidat më të ndjeshme me të cilat përballet sot komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, raporton preshevajonë.

Sipas tij, çështja e veriut është një konflikt shumëvjeçar, çështje politike historike, por ata duhet të diskutohen nëpërmjet dialogut.
Ban Ki Moon ka ftuar Serbinë dhe Kosovën, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoj se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm.
Ndërkaq, duke folur për akuzat e Dick Martyt për trafikim organesh, Ban ka shprehur mbështetjen për hetim të plotë, të paanshëm dhe të pavarur në akuzat e rënda e trajtimit çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore të përfshira në këtë raport./Indeksonline/kohaislame