15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Hoxhallarët, shamia dhe mësim-besimi

Më të lexuarat

19 Shtator 2011

Shkruan: Ulvi Fejzullahu

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Robi i Allahut përjeton sprova të ndryshme sidomos në ditët e sodit ku çdo gjë që ka të bëjë me Islamin dhe myslimanin luftohet, përdhunohet, degradohet e mallkohet. Tani në këto sprova çdo njëri mundet ta dëshmoj veten për së miri, gjithsesi mund të ndodhë edhe e kundërta, Allahu na ruajt.

Ishim dëshmitarë për debatin e shamisë dhe mësim-besimit nëpër shkollat publike në Kosovë. Ky debat shpalosi dhe zbuloi shumë individ me qëndrimet e tyre pro dhe kundër, edhe për këtë, gjithsesi se duhet falënderuar Allahun e Lartësuar.

Padyshim që ky debat kishte edhe një anë tjetër mirësie që i shoshiti edhe njerëzit fetarë, i shoshiti edhe hoxhallarët. Nuk e kam të drejtën ta lakoj asnjë emër. Por nga bisedat, takimet, prononcimet, qëndrimet, besa edhe qasjen si patën, çdo gjë doli për “mekdani”.

Ky debat, për mendimin tim, te një pjesë e hoxhallarëve shfaqi frikë, thyerje, tërheqje, dhe mungesë guximi.

Pse thyerja, tërheqja, mungesa e guximit u reflektua në këtë mënyrë?

Sigurisht që shpirtrat dhe zemrat përjetuan frikë e thyerje, atëherë kur shpirti dhe zemra thyhet më pas dora dhe këmba nuk e ka fuqinë e veprimit, syri dhe gjuha nuk janë stabël, me një fjalë e gjithë qenia përjeton panik. Në këtë gjendje psikologjike si ke mundësi ta sfidosh armikun, kur nuk e ke guximin ta thuash të vërtetën, ta identifikosh problemin, ta argumentosh shkencërisht mendimin dhe veprimin?!

Të nderuar!

Të gjithë kanë përgjegjësi, çdo rob i Allahut, por një barrë më të madhe mbajnë hoxhallarët. Padyshim që prej tyre gjatë këtyre debateve kanë dhënë kontribut, Allahu i shpërbleftë. Disa prej tyre nuk kanë kontribuar aq sa duhet, edhe pse e kanë pasur mundësinë dhe aftësinë, njëherë pozita dhe autoriteti një gjë të tillë ia ka kërkuar, por një veprim konkret nuk u duk, (ndoshta kanë pasur ndonjë arsye, që ne nuk po e dimë?! Allahu më mëshiroftë mua dhe të tjerët).

Para disa kohe kam lexuar një shkrim që flet për të pafuqishmit për të marrë vendime, autori i cilëson të dobët, ku thotë:

Kur ndonjëri dëshiron të luftoj në rrugën e Allahut, të jetë pjesëmarrës i xhihadit; e kujton vdekjen, mbytjen, plagët, gjakun, dhimbjet, këmbën e prerë, robërinë në duar e armikut, frikën, stresin, etj.. Kështu parafytyron një mal me shqetësime dhe në fund shprehet duke thënë: Vërtetë lufta kërkon burra të veçantë, ne nuk jemi për atë dhe ajo nuk është për ne!

Kur ndonjëri dëshiron që të ngrihet të falet natën, ta adhuroj Allahun e Lartësuar; në momentet gati për ta bindur veten e kujton kënaqësinë e gjumit, shtratin e mirë, dhe thotë: kështu veprojnë shumica e njerëzve. Gjithashtu shejtani i mallkuar ia kujton punën për nesër, lodhjet, angazhimet, ai ia kujton po ashtu se namazi i natës është “mustehab” diçka e pëlqyer dhe i gjori e vazhdon gjumin dhe nuk e adhuron Krijuesin e vet.

Tjetri kur dëshiron të jap lëmoshë nga pasuria që Allahu i Lartësuar ia ka dhuruar; e kujton të ardhmen, nevojat e jetesës, familjen, mundin që ka bë deri sa ka ardhur deri te pasuria. Atëherë bëhet edhe më koprrac dhe tamahqarë.

Kështu vijnë arsyetimet njëra pas tjetrës…

Të nderuar!

Me keqardhje duhet ta themi, por në këto gjendej janë edhe një pjesë e hoxhallarëve. Janë përballur me sëmundjet e paaftësisë shpirtëror, dhe kur duhet në momentet vendimtare për të marr qëndrime dhe veprime, mendojnë si ata të dobëtit e lartpërmendur.

Çka mendojnë dhe si mendojnë disa hoxhallarë, (po prezantoj disa qëndrime të tyre duke mos i gjykuar asnjërin):

– Disa mendojnë se nuk është dashur të artikulohen në këtë mënyrë kërkesa për shami dhe mësim besim.

– Disa mendojnë se fillimisht është dashur të procedohet vetëm me kërkesën për shami.

– Disa mendojnë se është dashur të fillohet më mësim besimin.

– Disa mendojnë se këto dy kërkesa nuk është dashur të jenë iniciativa të individëve dhe grupeve por duhet të jetë në një nivel tjetër.

– Dikush po mendon që nuk është nevoja as për njërën as për tjetrën, në këto rrethana, por kjo të bëhet pas disa viteve.

– Disa të tjerë e pëlqyen këtë iniciativë, por nuk ishin dakord për mënyrën e se kush po e prezanton, sikur mos të diskutonte filani do të ishte më mirë.

– Disa mendonin se mos të ishin disa faktorë objektiv do të ishte menaxhuar më mirë.

– Disa nuk u paraqitën në skenë për arsye të “M” “L” “X” “XL” “XLL”, nga frika se nuk e pëlqen shefi, bosi, po hidhërohet ai apo ky, nuk i përgjigjet filan politikës, ndeshet me interesat “XL” e kështu me radhë.

Me një fjalë pjesa e dërmuese e hoxhallarëve gjetën një apo dy arsye.

Më mbetet borxh ta them edhe këtë, pati edhe hoxhallarë të tillë që nuk vepruam në mënyrë fisnike dhe të ndershme me situatën.

Është e interesit të dihet edhe pse mua nuk më dha rasti të mësoj apo të dëgjoj se a pati prej hoxhallarëve të atillë qe e patën vetëm frikën e Allahut të Lartësuar, dhe për këtë arsye qëndruan indiferent. Me një fjalë nuk u morën me problemin dhe as që u lodhën për këtë, sepse e kishin frik Allahun?!

Të nderuar!

Tani jemi ku jemi, atëherë çka të bëjmë??

Fillimisht i lutem Allahut të Lartësuar ti pastroj qëllimet e hoxhallarëve, ti jap sinqeritet në fjalë dhe veprime, atyre t’ua lehtësoj gjendjen, ta kenë mundësinë e artikulimit të ideve dhe përvojave me guxim dhe vendosmëri.

E lus Allahun e Lartësuar që t’ua lehtësoj rreshtimin e safave të hoxhallarëve, të marrin iniciativa për projekte afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate për sensibilizimin e besimtarëve për shaminë, mësim-besimin dhe normave tjera Islame.

Falënderoj Allahun dhe jam optimist se debati mbi shaminë dhe mësim-besimin (edhe pse shumë i egër dhe brutal) ka ngjallë një mirësi, të zotët e mendjeve këtë duhet ta shfrytëzojnë.

Gjithashtu mos të harrojmë se përsëri kemi përgjegjësinë individuale për normat Islame, çdo njëri prej neve është përgjegjës për tufën që ka.

Në përmbyllje kujtoj dy lutje profetike:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحَزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ

“Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika..” (Shënon Buahriu)

اَللهمَّ لَا سَهْلَ إلاَّ مَا جَعلْتَه سَهلاً وَأَنْتَ تَجْعَلَ الحَزْنَ إذَا شِئْتَ سَهْلاً

“Allahu im! Asgjë nuk mund të jetë e lehtë, përveç asaj që Ti e bën të lehtë! Nëse do, Ti e lehtëson pikëllimin (hidhërimin)” (Shënon Ibni Hibbani)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit