18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ky është krimineli më i kërkuar në Evropë: vrau pa armë!

Më të lexuarat

Burgosja e atij që në 13 vjeç morri në qafë dhjetra jetë

Një haker famëkeq, i cili ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë, më në fund është burgosur. Julius Kivimäki shantazhoi 33,000 pacientë duke kërcënuar se do të publikonte shënime të vjedhura nga seancat e tyre të psikoterapisë.

Mbyllja e Kivimäkit i dha fund një kërkimi 11-vjeçar për hakerin, i cili ishte i njohur në qarqet e hakerëve që në moshën 13-vjeçare, shkruan BBC.

Si ndodhi?

Tiina po freskohej pas saunës së zakonshme finlandeze të së shtunës mbrëma kur i ra telefoni. Ajo mori një email nga një dërgues anonim që kishte emrin e saj, numrin e sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera private. Në email thuhej se të dhënat vinin nga qendra psikoterapeutike ku ajo ishte paciente.

“Ndihesha sikur po mbytesha. Isha ulur me rrobën time duke e ditur që dikush kishte pushtuar botën time private dhe po përpiqej të fitonte para nga trauma ime”, tha Tiina.

Të dhënat e plota dyvjeçare të mbajtura nga terapisti i saj ishin në duart e një shantazhuesi të panjohur. Nëse ajo nuk e paguante shpërblimin brenda 24 orëve, ato do të postoheshin të gjitha në internet.

33.000 pacientë të tjerë u përballën me të njëjtin problem, mijëra prej të cilëve u shantazhuan në të njëjtën mënyrë. Baza e të dhënave e vjedhur nga Psikoterapia Vastaamo përmbante sekretet më të thella të shumë njerëzve, përfshirë fëmijët. Bisedat e ndjeshme për temat e lidhjeve jashtëmartesore deri në rrëfimin e krimeve, ishin një atu për negociata.

Ndikimi i e-maileve ishte shkatërrues. Avokatja Jenni Raiskio, e cila përfaqëson 2600 viktima në gjyq, tha se firma e saj u kontaktua gjithashtu nga të afërmit e njerëzve që morën jetën e tyre pasi informacioni i tyre u publikua në internet. Në sallën e gjyqit ajo nderoi viktimat me një minutë heshtje.

Shantazhuesi, i njohur vetëm si ransom_man, u kërkoi viktimave t’i paguanin 200 euro brenda 24 orëve, në të kundërt do t’i publikonte të dhënat e tyre. Nëse nuk e respektonin afatin, do t’u jepte një shans të dytë dhe do t’u kërkonte 500 euro. Rreth njëzet njerëz paguan, pasi ishte tepër vonë sepse Kivimäki kishte publikuar të gjithë bazën e të dhënave në rrjetin e errët. Gjithçka është ende atje sot.

Një nga hetimet më të mëdha të policisë në histori i çoi ata te një finlandez i ri. Policisë finlandeze iu deshën gati dy vjet për të mbledhur prova dhe për të lëshuar një urdhër të kuq të Interpolit për të, por askush nuk e dinte se ku ishte zhdukur 25-vjeçari.

Ai u kap rastësisht kur policia hyri në banesën e tij në Paris pas një telefonate të rreme. Ata zbuluan se Kivimäki jetonte me dokumente të falsifikuara dhe një emër të rremë.

Ai u dënua me gjashtë vjet e tre muaj burg nga maksimumi shtatë. Ai është fajtor për më shumë se 30,000 krime që përfshijnë shkelje të të dhënave konfidenciale, tentativë shantazhi, shpërndarje informacioni që cenon privatësinë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit