Po e them troç, asgjë nuk më brengos më shumë se sa kur shoh një të ri që dikur kishte përvjelë mëngët për dituri dhe kishte treguar sukses, të ketë përfunduar në azilin e internetit, duke kaluar kohën në reagime e komente, duke çuar kohën dëm ndërsa dallohej për shfrytëzim të dobishëm të saj. Është pikërisht ky djalosh që deri para pak kohësh ankohej si t’ia bënte me ahengjet familjare që të mos i merrnin kohë shumë që të mos dëmtohej projekti i tij shkencor, edhe pse ahengjet e takimet e tilla familjare kanë edhe karakter fetar e familjar, janë më shkurt imazhe të respektimit të prindërve, mbajtjes dhe ruajtjes së lidhjeve farefisnore. Ndërsa sot, ato orë që dikur i dhimbseshin t’i shpenzonte për familjen e farefisin, i kalon duke u marrë me ndonjë marrëzi a budallallëk që ndonjë i marrë duke qenë i shtrirë në divan e ka plasuar në internet… Prej çudirave të njeriut është se ankohet për mungesën e kohës së mjaftueshme dhe qan e krekoset për detyrat dhe obligimet ndërsa kur të vetmohet kohën e kalon në mâxherejâte(vakive e aventurave të intenetit) e aventura.
IBRAHIM SEKRANI “AVENTURAT”