8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shembull i rrallë: Shejh Uthejmini komentoj librin e autorit i cili ishte dy dekada më i ri se ai

Më të lexuarat

Në kohën kur unë dhe gjenerata ime kishin filluar me kërkimin e dijes, e kam fjalën për vitin 1411 h. e këndej, në duart e studentëve më të mëdhenj në moshë shihnim një libërth për të cilin nuk kurseheshin nga komplimentet. Libri kishte të bënte me etikën e kërkimit të dijes dhe titullohej Hiljetu talibi el-ilm me autor hoxhën Bekër bin Abdullah Ebu Zejd, Allahu e mëshiroftë! Hoxhallarët tanë na nxitnin ta fillojmë rrugëtimin e dijes me këtë duke dashur të na tregonin kështu për rëndësinë që morali, etika dhe sjelljet e mira kanë në kërkimin e dijes.

Ky libërth ka arritur pikën kulminante të famës kur fekihu (hoxha) i gadishullit, Muhammed bin Salih el-Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!, e kishte futur në repertorin shkencor të veprave që do tua shpjegonte studentëve. Viteve në vazhdim, komenti i i shkëlqyer që i kishte bërë kësaj vepre me peshë, u botua. Se çfarë rëndësie ka ky fakt, pra që hoxha Uthejmin, e ka shpjeguar këtë vepër, mund të kuptojmë nëse kthehemi fillimisht te mosha e hoxhës Uthejmin që ishte për dy dekada më i vjetër se Bekër Ebu Zejdi, ose saktësisht tetëmbëdhjetë vjet dhe se hoxha Uthejmin e kishte zakon t’i shpjegonte vetëm veprat klasike të dijetarëve të shekujve të kaluar, duke filluar nga shekulli i tretë me Sahihët e Buhariut dhe Muslimit e për të vazhduar me shekujt vijues me veprat e Ibën Kudames, Imam Neveviut, Ibën Maikut, Ibën Tejmijes, Ibën Haxherit, Hixhaviut, e për të ardhur te shekulli i dymbëdhjetë dhe verat e Abdul Vehabit. Parimisht nuk shpjegonte veprat e autorëve modernë vetëm në raste të caktuara, sikur ky me libërthin e Bekër Ebu Zejdit. Kjo, pra, flet për vlerën e madhe që ka libri Hiljetu talibi el-ilm.

Marr nga: Ibrahim Sekran “Aventurat”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit