1.3 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Gjykimi i veprimit para imamit dhe njëkohësisht me të në namaz?

Më të lexuarat

Pyetje:Allahu ju begatoftë, cili është gjykimi për atë që i paraprin imamit në namaz dhe që i bën (veprimet) njëkohësisht me të?

Përgjigje: Ti paraprish imamit në namaz është haram, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar një gjë të tillë dhe ka paralajmëruar prej saj dhe ka thenë:
A nuk ka frikë ai që e ngrit kokën para imamit që t’ia ndryshoj Allahu në kokë te gomarit ose tia bëj Allahu pamjen e tij në pamje të gomarit?”
Në qoftë së njeriu e bën qëllimisht duke e ditë së është haram, namazi i tij prishet. Nëse e ben rukun para imamit dhe e di së rukuja para imamit është haram, namazi tij prishet dhe duhet ta fal namazin persëri. Kurse, ta bëj çdo veprim njëkohësisht me imamin, në qoftë së është tekbiri fillestarë, namazi i tij nuk është i saktë, keshtu që e persërit namazin prej fillimit, si p.sh.: e thotë tekbirin fillestarë akoma pa e përfunduar imami tekbirin, namazi i tij nuk është i saktë. Sa i përket veprimeve tjera, pos tekbirit fillestarë, nëse behen
njëkohësisht me imamin atëherë konsiderohet në kundërshtim me atë
që na ka treguar Pejgamberi sal Allahu alejhi ue selem, ku ka thenë:

“Kur imami e bën rukun, bini në ruku edhe ju. Kur bën sexhden, bini në
sexhde edhe ju.

Si dhe ka thenë:

“Mos bini në ruku derisa të bie imami në ruku. Mos bini në sexhde
derisa imami të bie në sexhde”

Mirëpo në çështjen e aminit, ai që falët pas imamit e bën njekohësisht
me imamin, bazuar në falën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:

“Kur imami thotë Amin, thuani edhe ju!”

Që do te thotë: Kur të vije koha e Aminit, thuani Amin! Argument per
këtë është ajo që është vërtetuar në koleksionin e Muslimit nga Ebu
Hurejre radijAllahu anhu që Pejgamber salAllahu alejhi ue selem ka
thenë:

“Kur thotë imami ueled-dal-linë, thuani Amin!”

Kjo aludon së kuptimi i tij është: Kur imami thotë Amin, thuani Amin
edhe ju!

Pra, kur arrin tek vendi i Aminit dhe ky është fundi i Fatihas, ose kur
fillon imami të thotë Amin edhe ju filloni të thoni Amin.

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit