2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Gaza: Tre vjet pas luftës, fëmijët vuajnë nga traumat (Foto)

Më të lexuarat

Teksa Gaza kujton tre vjetorin e sulmeve izraelite që shkatërruan enklavën e bllokuar dhe vranë më shumë se 2.200 palestinezë, efektet psikologjike të luftës ende janë të dukshme.

Shtresa më e prekur ishin fëmijët. Në sulmin e tmershëm 50 ditor, ushtria izraelite vrau 500 fëmijë, raporton Al Jazeera. Fushara bombarduese e cila nisi në korrik dhe përfundoi në fund të gushtit 2014, shkaktoI zemërim ndërkombëtar dhe nxiti protesta në mbarë botë, teksa fotografitë e fëmijëvë të vranë qarkullonin nëpër mediat sociale.

Ndërsa sot, Kombet e Bashkuara vlerësojë se më tepër se 300.000 fëmijë kanë nevojë të madhe për trajtim psikologjik të shkaktuar nga dhuna.

Shumë prej fëmijëve vuajnë pasojat e tmerrshme të ankthit. Ata zgjohen me frikë nga krismat e para tre vitesh, ndërsa shumë prindër tregojnë për Al Jazeeran se si fëmijët nuk i lëshojnë nga mendja trupat e të vdekurve nëpër rrugë, e që kanë qenë të shumtë në numër.

Situatë të ngjashme tregojnë edhe mësueset nëpër shkolla. Ato tregojnë se traumat psiqike nuk janë vështirë për tu dalluar. Qindra mijëra fëmijë janë prekur nga sulmi i fundit izraelit mbi Rripin e Gazës. Shumica prej fëmijëve kanë mbetur të pastrehë, një pjesë e madhe kanë humbur kryefamiljarët, ndërsa pothuajse të gjithë e kanë të vështirë të harrojnë pamjet që kanë tmerruar botën tre vite më parë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit