4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Vizita: në Tiranë e jo vetëm, për “Mysafirët e Zotit”

Më të lexuarat

Cili ishte misioni i një ministri saudit që vizitoi Tiranën dhe disa kryeqytete të tjera në rajon?

Ditë më parë, Shqipërinë e vizitoi ministri saudit i Haxhit dhe Umra-s, Dr. Taufik al-Rabiah. Ai pati një vizitë zyrtare katër-ditore në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Kjo vizitë ishte pjesë e përpjekjeve strategjike të Arabisë Saudite për të forcuar bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor dhe për të përmirësuar shërbimet për ata që dëshirojnë të kryejnë Umra-n, një peligrinazh islam nën nivelin e Haxhit.

Gjatë kësaj vizite, ministri zhvilloi takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë, homologë fetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe liderë komunitarë, duke diskutuar me ta mënyrat për të përmirësuar shërbimet dhe për të lehtësuar proceset që lidhen me vizitat e besimtarëve nga Ballkani. Vizita synoi të theksonte angazhimin e drejtpërdrejtë të Mbretërisë Saudite në bashkëpunimin me homologët e saj në këto vende.

Kjo vizitë u përqendrua në përmirësimin e shërbimeve për ata që dëshirojnë të vizitojnë tokat e shenjta, duke përfituar nga teknologjitë e reja dhe platformat si “Nusuk” për lehtësimin e procedurave.

Kjo nismë është pjesë e vizionit të Arabisë Saudite për vitin 2030, që synon të rrisë numrin e vizitorëve dhe të përmirësojë përvojën e tyre shpirtërore, duke u bazuar në udhëzimet e Mbretit Salman dhe Princit të Kurorës Mohammed bin Salman për të ofruar mbështetje të plotë për “Mysafirët e Zotit”.

Në këtë kuadër, pritet që shumë shpejt të nisë një linjë direkte fluturimesh nga Tirana në Xheddah, në funksion të vizitave me natyrë fetare në tokën saudite, thënë ndryshe, Haxhit dhe Umra-s. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit