20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Nikoqirët e Rohingyave duan ta dërgojnë regjimin e Mianmarit në GJND

Më të lexuarat

Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Bangladesh (NHRC) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dërgoj qeverinë e Mianmarit në Gjykatën e Drejtësisë të OKB-së për krime kundër njerëzimit.

“Ne i kërkuam OIC-it dhe shteteve anëtare të Organizatave të Kombeve të Bashkuara të ASEAN-it [Asociacionin e Vendeve të Azisë Juglindore] që të marrin parasysh persekutimin e muslimanëve Rohingya, dhe ta dërgojnë cështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ose Gjykatën Ndërkombëtare Humanitare”, komisioneri Kazi Reazul Hoque në Konferencën Ndërkombëtare të Ombudsmanit në Stamboll.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe bashkësisë ndërkombëtare për të mobilizuar presionin politik mbi qeverinë e Myanmarit, dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për krizën e Rohingyave.

“Zgjidhja e qëndrueshme duhet të përfshijë të drejtën për t’u kthyer në shtetin e tyre në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze”, shtoi Hoque.

“Të gjitha të drejtat themelore të Rohingyave duhet të respektohen në procesin e zgjidhjes së krizës aktuale”.

“Të gjitha këto mizori janë kryer nga ushtria e Mjanmarit … Kjo është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, këto janë krime kundër njerëzimit”, tha ai.

“Krimet kundër njerëzimit duhen ndjekur kur racizmi, ksenofobia dhe gjuha e urrejtjes praktikohen në shkallë shumë të lartë, dhe të gjitha këto i kanë hasur Rohingyat”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit