9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Frymëmarrje” në ekonominë më të madhe të Europës. Cmimet ulen për herë të parë

Më të lexuarat

Nga Gjermania mbërrijnë lajme që tregojnë një dritë në fundin e tunelit të krizës së çmimeve që ka pllakosur pjesa të ndryshme të botes, por sidomos Europën prej luftës në Ukrainë, por edhe prej pandemisë së koronavirusit përpara saj.

Për herë të parë në dy vjet e gjysmë, prodhuesit gjermanë ulën papritur çmimet, duke ngjallur shpresat se këto mund të jenë shenjat e para të një ndryshimi tendence edhe për çmimet e konsumit.

Zyra Federale e Statistikave njoftoi se krahasuar me një vit më parë, në tetor në bazë mujore, çmimet e prodhimit ranë me 4.2 për qind, rënia e  parë që nga maji maji 2020, dhe kjo në kohën kur ekspertët prisnin në fakt që cmimet të rriteshin.

Edhe në tregtinë gjermane me shumicë rritja e mprehtë e çmimeve është zbutur ndjeshëm kohët e fundit. Lehtësimi që konstatohet aktualisht si tendencë mund të ndikojë përfundimisht tek konsumatorët, pasi çmimet e prodhimit konsiderohen si pararendëse të ndryshimeve në koston e jetesës.

Sipas specialistëve, shifrat e fundit ngjallin shpresa se kulmi i inflacionit të çmimeve të konsumit nuk është shumë larg.

Krahasuar me shtatorin e kaluar, çmimet e energjisë në Gjermani llogaritet te kenë rënë mesatarisht me 10.4 për qind, “kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror në shpërndarje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit