12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Fojerbah dhe ekzistenca e Zotit nga Duad Seleman

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Fojerbah dhe ekzistenca e Zotit nga Duad Seleman

Shumë ateistë përmendin deklaratën e një filozofi gjerman, Ludvig Andreas Fuerbah, kur pasazhi i njohur biblik në lidhje me faktin që Zoti krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e tij, është cituar: ”Nuk është si në Bibël që Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij. Por e kundërta, njeriu e krijoi Zotin sipas shëmbëlltyrës së tij”. Kjo deklaratë jo vetëm që thelbësisht pasqyron perceptimin antropomorf të fesë, të cilën e përpunoi Fojerbah, porse ajo pasqyron gjithashtu edhe interpretimin e tij ateist në lidhje me origjinën e universit. Në vazhdën e historisë ne kemi pasur dy opinione kryesore në lidhje me origjinën e universit: Njërën e cila merr në konsideratë Zotin, një krijesë superior metafizike, si Krijuesin e universit dhe një tjetër, e cila beson se universi erdhi në ekzistencë në mënyrë vetjake, pa ndërhyrjen e ndonjë Krijuesi superior. Këtu unë dua të diskutoj këtë aspekt thelbësor të qëndrimit të shprehur më sipër, e cila merret me çështjen e ekzistencës së Zotit, më shumë sesa me diskutimin e perceptimit antropomorf të fesë së Fuerbahut, të cilën ai e bazoi mbi premisën se një qenie e tillë si Zoti, nuk ekziston në të vërtetë (ateizmi), porse kjo krijohet vetëm  nëpërmjet projektimit psikologjik që qeniet njerëzore i bëjnë  karakteristikave të tyre thelbësore dhe dëshirave të parealizuara , duke e quajtur zot. Në të tillë mënyrë janë ato (qeniet njerëzore) që e kanë krijuar Atë ( Zotin) dhe jo e anasjellta.
Pikësëpari ne duhet të mbajmë qëndrim, se nuk ka ndonjë argument të dukshëm e të qartë në deklaratën e Ludvig Fojerbah në lidhje me mos ekzistencën e Zotit. Megjithatë, ajo çka kjo tregon është se ai e shikon fenë si një çështje false që nga vetë burimi. Kjo është arsyeja se pse ai e vë në pikëpyetje shkakun e ekzistencës së fesë, mbi të cilën ai ka përpunuar një përgjigje psikologjike (shih më lart) përkundrejt marrjes në shqyrtim të argumentimit të fesë. Nëse ti e shikon një çështje si të pavërtetë qysh nga burimi, ti do të mund të pyesësh gjithmonë: se si kjo çështje e pavërtetë, e cila në tërësi nuk ka ndonjë argumentim të vlefshëm, të vijë në ekzistencë apo se cila është arsyeja e të qenit mbizotëruese e kësaj çështjeje, ndërsa në qoftë se ju e shikoni një çështje ose teori si të vlefshme ti do të marrësh gjithmonë në konsideratë arsyetimin  e çështjes.
Kjo duhet të përmendet në mënyrë që ne të dimë se nga cili kënd e shikon Fojerbahu fenë dhe Zotin, për sa kohë që nëpërmjet kësaj ne arritëm të dimë se përse ai nuk argumenton kundra fesë ose të marrë në shqyrtim çështjen e fesë, për të cilën ai mendon se feja nuk ka asnjë arsyetim të vlefshëm për të cilën duhet të ketë përgjigje. Kështu që këtu, unë nuk mund të reagoj ndaj çdo arsyetimi nga ana e Fojerbahut. Për më tepër, kjo nënkupton për diskutimin tonë që unë kam për të referuar në lidhje me arsyetimin kryesor të ateizmit I cili, në të vërtetë, qëndron përtej qëndrimit të Fojerbahut.
Së dyti, në këndvështrimin e botës sonë bashkëkohore, unë dua të trajtoj çështjen nëse ekziston apo jo një Zot nga një perspektivë shkencore, sepse sot shumë ateistë janë të opinionin se nuk ka Zot, për sa kohë që ato nuk kanë ndonjë provë shkencore për një qenie superiore të quajtur ”Zot”.
Kur ne i qasemi kësaj çështjeje nga një perspektivë shkencore, pyetja thelbësore është si më poshtë vijon: a është e mundur që të provohet shkencërisht, në një mënyrë eksperimentale ekzistenca e Zotit? A mund ta bazojmë ne besimin tonë në këtë çështje në një perspektivë thjesht eksperimentale? Pohimi kryesor i ateistëve kryesorë  të ditëve të sotme, si për shembull Riçard Daukins, është se Zoti është një hipotezë shkencore dhe se ne duhet ta provojmë ekzistencën e Zotit në të njëjtën mënyrë ashtu sikurse ne duhet të provojmë hipotezat e tjera shkencore, duke u përpjekur kështu për të ofruar prova për të dhe pas shqyrtimit të së gjithë probabilitetit të tij, si përfundim vjen përfundimi, sipas së cilëve, probabiliteti I mos-ekzistencës së Zotit është më i madh sesa probabiliteti i mundësisë së kundërt. Teksa ne diskutojmë perspektivën shkencore të Zotit,këtu qëndron pika vendimtare  në të cilën ne duhet gjithashtu që të tërheqim vëmendjen tonë. Nëse ne duam që të gjejmë prova shkencore për ekzistencën e një qenieje superiore, si Zoti, ne jemi të detyruar që të marrim parasysh natyrën e një qenieje të tillë. Le të hamendësojmë, që në të vërtetë ekziston një krijesë si Zoti, i cili nuk është qenie fizike. Ne duhet të pranojmë që faktin që nëse kjo qenie do të përpiqet që të zbulojë veten e tij ndaj nesh, ai është i përballur me kufizimet dhe ngushtimet e botës fizike. Nëse ne e marrim në konsideratë këtë natyrë të qenies, ne nuk mundemi që thjesht të presim që kjo qenie të dalë në mesin tonë dhe të thotë, ’Ja tek jam!”,pasi kjo qenie nuk është fizike dhe nuk ka të bëjë me botën fizike. Për pasojë, asnjë pjesë e kësaj qenieje nuk është si ne, apo për ta thënë në termat e Kuranit: “Nuk ka asnjë tjetër si Ai.”
Si rezultat i këtij vrojtimi, ne mund të kemi qëndrimet:ose mund të themi se ekzistenca e një qenieje të tillë është e pamundur, sepse ne mendojmë se çdo gjë në botën e ekzistencës duhet të  jetë si ne, ose ne shkojmë përtej këtij pozicioni duke pretenduar se mbetet e mundur ekzistenca e një qenieje e cila nuk përkon me botën fizike. Sa për mua, besoj se qëndrimi i parë, pra pretendimi se ekzistenca e çdo gjëje, të cilën  ende nuk e kemi parë është e pamundur nëse nuk përputhet me botën fizike,është tejet egoist dhe kuptues i ngushtë i realitetit. Tashmë çështja qëndron se çduhet të bëjë kjo qenie për të zbuluar veten e saj ndaj nesh, apo se çfarë duhet të bëjmë ne për ta njohur atë. Ne mund të themi se ai mund të dërgojë dikë që të na tregojë ne rreth tij ose ai duhet të na shfaq disa lloj mrekullish. Problemi këtu qëndron se disa njerëz e pranojnë atë dhe thonë se Zoti e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa nga ana tjetër, njerëzit e tjerë nuk e pranojnë atë. Çështja qëndron si më poshtë vijon: cilat janë mënyrat që Zoti mund të shfaq veten e tij ndaj nesh? Pas së gjithash, nëse ne e vështrojmë çështjen në këtë mënyrë, ne duhet të që pyesim vetet tona se çfarë duam ne nga kjo qenie që të na shfaq ndaj nesh? Për shembull, nëse ne themi se ai duhet të na dërgojë ne disa zëra nga qielli ose diçka të tillë, atëherë njerëzit e tjerë do të thonë se kjo ishte një halucinacion i mendjes tënde, apo diçka tjetër.
Para së gjithash ne duhet të marrim parasysh këto kufizime dhe ngushtime që përmendëm më sipër. Pas kësaj analize mendoj se ne lehtësisht mund të vijmë në përfundimin se shpjegimet shkencore dhe eksperimentale nuk japin ndonjë përgjigje të përshtatshme ndaj kësaj pyetjeje. Të shqyrtuarit e çështjes së ekzistencës së Zotit,nuk përkon me fushën e shkencës. Ne nuk mund të eksperimentojmë me Zotin dhe ne nuk mundemi që ta vëzhgojmë atë shkencërisht, për sa kohë që ai është jashtë botës fizike: Zoti është një qenie metafizike.
Për ta përmbledhur ne mund të themi se ekzistenca e Zotit nuk është një çështje që mund ti pyetet shkencës. Sigurisht që kjo analizë për t’iu përgjigjur pyetjes nëse Zoti ekziston apo jo, është e pamjaftueshme, por së paku unë shpresoj se unë mund ta demonstroj se ‘’e vërteta’’e ekzistencës, ashtu sikurse edhe mos ekzistenca e Zotit, nuk mund të shfaqen nga shkenca. Thjesht nuk është fushë e shkencës. Qëndrimi i  Ludvig Fojerbah  është i bazuar tek ateizmi dhe unë u përpoqa që të trajtoja një aspekt kryesor të argumentimit ateist. Dua që ta përfundoj këtë ese duke cituar Profesorin e studimeve bashkëkohore Islame në Universitetin e Oksfordit, Tarik Ramadan:
Racionalizmi ateist nuk mund të pretendojë për monopolin vetjak të vlefshmërisë shkencore për arsyen e thjeshtë se këndvështrimi i saj për Zotin nuk është “shkencor,” nuk është i bazuar në prova dhe në të vërtetë është një grupim hipotezash dhe probabilitetesh. Megjithatë, më shumë zhgënjyese është qëndrimi dhe propagandimi gjysmë intelektual fetar i atyre që kërkojnë vdekjen e fesë. Nëse njerëzit fetarë u mohojnë parajsën ndaj kundërshtarëve të tyre, ose ndaj “mosbesimtarëve”, ateistët në të njëjtën mënyrë do të kërkonin të eliminonin besimtarët “e rrezikshëm” me mënyrat e tyre “fëminore” si dhe me kokat e tyre të paqarta ndaj fakteve. ”
 
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit