0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Faturat e energjisë/ BE jep 40 miliardë euro ndihmë për familjet dhe bizneset

Më të lexuarat

Institucionet e BE-së propozuan ri-kanalizimin e 40 miliardë eurove nga buxheti i bllokut me qëllimin të ndihmohen familjet dhe kompanitë e vogla, të cilat praktikisht po luftojnë për të paguar faturat e larta të energjisë elektrike.

Nisma, e nxitur nga komiteti i çështjeve rajonale të Parlamentit Evropian, fitoi menjëherë mbështetjen e Komisionit të BE-së.”Ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete për të ndihmuar familjet dhe më të rrezikuarit në shoqëri, të cilët po përballen sot me vështirësi të mëdha për të shlyer këto detyrime,” tha eurodeputeti francez i krahut të majtë Younous Omarjee në Strasburg, ku paraqiti propozimin.

Skema e mbështetjes prej 40 miliardë eurosh do të vijë nga fondet strukturore nga buxheti i BE-së 2014-2020, të cilat janë aktualisht në dispozicionin tonë pohoi komisionerja për kohezionin dhe reformat Elisa Ferreira.”Ne duam të shmangim falimentimet masive të bizneseve, sepse kemi parë që kjo ka ndodhur në disa shtete anëtare,” shpjegoi ajo.”Gjendja është vërtet kritike, ka mospërputhje mes situatës së vendeve të ndryshme anëtare,” shtoi ajo.

Masat mbështetëse në këto kohë krize kanë ardhur me një tendosje jo të vogël për financat publike, veçanërisht në mesin e vendeve më pak të pasura. Ndërsa Gjermania ka paraqitur një program të diskutueshëm 200 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe bizneset që përballen me vështirësi për të paguar faturat e tyre të energjisë. Franca dhe Italia, që janë gjithashtu ekonomi të rëndësishme të bllokut,  kanë shpërndarë vetëm një pjesë të kësaj shume./ Bloomberg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit