0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Europol aksion në 27 vende. Mbyll 12 mijë faqe që shisnin dhe reklamonin produkte false

Më të lexuarat

Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende të ndryshme kanë zhvilluar një operacion së bashku me Europol, për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra të falsifikuara. Shqipëria renditet ndër shtetet që reklamonte dhe shiste këto produkte.

Këto agjenci në disa kontinente kanë mbyllur 12 526 faqe interneti, kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive dhe kanë mbyllur 15 dyqane online që shisnin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale. Hetuesit sekuestruan 127 365 produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe kuti telefoni me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.

Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Krocia janë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është kryer operacioni. Të tjera shtete janë dhe Belgjika, Bullgaria, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Malta, Moldavia, Portugalia, Rumania, Sllovenia , Spanjë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli dhe 14 persona u ndaluan, pasi u akuzuan për krime të pronësisë intelektuale. Në një aksion të policisë spanjolle u arrestuan katër persona dhe një person u akuzua zyrtarisht. Sipas rezultateve të hetimeve, i dyshuari kryesor fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe kishte një jetë luksoze. Operacioni i përsëritur, i cili mbështetet nga Eurojust dhe INTERPOL, synon, heton dhe sekuestron faqet e internetit që përmbajnë një sërë përmbajtjesh të paligjshme./Europol 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit