0.3 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

ASK: Numri i të punësuarve vitin e kaluar ishte mbi 23 mijë, më së shumti në sektorin e tregtisë

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) për vitin referues 2021.

Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

“Sa i përket sektorëve ekonomikë, numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë me 17,554 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (38.6%); shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 10,302 ndërmarrje (22.7%); industria përpunuese (prodhimi) me 5,832 ndërmarrje (12.8%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 4,370 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtaria me 3,838 ndërmarrje (8.4%); informacioni dhe komunikimi me 1 576 ndërmarrje (3.5%); transporti dhe magazinimi 1,611 ndërmarrje (3.5%); xehetaria dhe gurëthyesit me 170 ndërmarrje (0.4%); furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 152 ndërmarrje (0.3%); si dhe furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 63 ndërmarrje (0.1%)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, të cilat ishin pjesë e hulumtimit, del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 23,329, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 79,620 të punësuar, ose shprehur në përqindje (34.1%); industria përpunuese (prodhimi) me 39,718 të punësuar (17.0%); shërbimet biznesore me 30,238 të punësuar (13.0%); ndërtimtaria me 25,498 të punësuar (10.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 21, 266 të punësuar (9.1%); informacioni dhe komunikimi me 13,979 të punësuar (6.0%); si dhe sektorët tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

“Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 53.3%; industria përpunuese (prodhimi) me 13.2%; ndërtimtaria me 9.9%; furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 7.3%; aktivitetet e shërbimeve të tjera me 6.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore bruto, ajo sillet rreth 411 Euro në aktivitetet e përfshira në anketë./telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit