6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Është një grua e sëmurë, merr tejemum në jastëk dhe nuk i mbulon flokët. Çfarë gjykimi ka namazi i saj në këtë gjendje?

Më të lexuarat

Namazi i të sëmurit!

Pyetja:

Është një grua e sëmurë, merr tejemum në jastëk dhe nuk i mbulon flokët. Çfarë gjykimi ka namazi i saj në këtë gjendje?

Përgjigja:

Nëse kjo grua nuk ka mundësi të veprojë më shumë sesa ka vepruar; nuk ka mundësi të zbresë nga krevati për të marrë abdes apo tejemum; si dhe nuk ka mundësi ta mbulojë atë që duhet ta mbulojë në namaz, nuk ka ndonjë detyrim ndaj saj dhe namazi i saj është i saktë, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ “Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni…” | Tegabun 18 |.

Gjithashtu, në fjalën e Tij: لا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka…” | Bekare 286 |.

Dhe bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të ju urdhëroj me ndonjë gjë, bëjeni atë me aq sa keni mundësi.”

Nëse ajo ka mundësi të kryejë nga çështjet e obliguara më shumë sesa ka vepruar, atëherë ai veprim nuk i lejohet asaj!

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Mexh’mu-ul-Fetawa 12/299 |
Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit