Pyetja: Kam harruar se nuk kam pasur abdes dhe jam falur. Pasi që mbarova namazin, kujtova se nuk kisha abdes. A duhet ta përsëris namazin?
Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.
Po, kushdo që falet pa abdes nga harresa, duhet ta përsërisë namazin, sepse i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu nuk pranon namazin e askujt nëse e prish abdesin deri sa të merr abdes.”
E transmeton Buhariu nga hadithi i Ebu Hurejres në (Kapitullin e abdesit).
Për dallim nga personi që falet e mbi rrobat e tij ka papastërti, me padijen e tij, ai nuk duhet ta përsërit namazin, sepse Xhibrili erdhi tek Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, derisa ishte duke u falur dhe i tha atij se në këpucët e tija kishte diçka të pista, kështu ai vazhdoi duke u falur.
E transmeton Ahmedi nga hadithi i Ebu Said el-Hudriut, Allahu qoftë i kënaqur me të, në Musnedin e tij.
Ky hadith dëshmon se ai që nuk është i vetëdijshëm për papastërti nuk duhet ta përsërisë namazin , dhe kjo vlen edhe për atë që harron.
Muhamed ibn Salih el Uthemijn në librin e tij (I’lam el Musafirin, f. 12)
Islamqa.info / albislam.com
Përktheu: Shpend Zeneli