4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Erdogan: Ta heqësh ekonominë nga kthetrat e FMN-së

Më të lexuarat

Presidenti turk: Na qeverisnin të tjerët, tani qeverisim vetë!

Presidenti turk dhe kryetari i Partisë AKP në pushtet, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se është shumë e rëndësishme që Turqia të arrijë pavarësinë energjetike në të ardhmen, raporton Anadolia.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të eksploruar gaz natyror dhe naftë si në tokë ashtu edhe në det. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona derisa të arrijmë pavarësinë energjetike”, tha Erdogan në një fjalim para qytetarëve në mitingun e AK Parti-së në Erzurum.

Ai theksoi se në 21 vitet e kaluara kanë arritur të bëjnë gjithçka që nuk ka mundur të arrihet as 80 vjet më parë.

“Tani jemi përpara një epoke të re, e cila quhet ‘Shekulli turk’. Ne kemi shtruar infrastrukturën për këtë ideal me hapat që kemi bërë gjatë 21 viteve të fundit. Para nesh kishte probleme në vend me rrugë, spitale, shkolla, universitete, ambiente sportive, por ne i zgjidhëm të gjitha këto”, tha Erdogan dhe shtoi:

“Para nesh edhe Turqia kishte problem me prodhimin, problemin e varësisë nga vendet e tjera, por edhe atë e zgjidhëm. Para nesh, ishte një Turqi e dobët, ekonomia e së cilës menaxhohej nga zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por ne e kemi ndryshuar plotësisht edhe këtë.”

Ai kujtoi se kanë arritur të shlyejnë të gjithë borxhin ndaj FMN-së shumë kohë më parë.

Ai gjithashtu shtoi se para qeverisjes së AK Parti-së, Turqia ishte një vend që kishte nevojë për të tjerët në luftën kundër organizatave terroriste.

“Por ne nuk presim më armë apo leje nga të tjerët. Ne shkatërrojmë terroristët me mjete ajrore pa pilot, helikopterë ATAK, aeroplanë Kizilelma që i prodhojmë vetë”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit