4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Efiçienca e energjisë – 10 milionë € për mbi 2 000 familje, subvencionohet 45% e investimit në rinovimin e shtëpive

Më të lexuarat

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka bërë lansimin e thirrjes publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”, raporton Ekonomia Online.

Për këtë projekt janë paraparë 10 milionë euro investime, e gjitha ndihmë nga BE-ja, si pjesë e fondeve IPA.Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se nga ky projekt të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të 45% të vlerës së investimit për t’i rinovuar shtëpitë e tyre.Ajo më tej ka sqaruar se janë e ardhshme do të shpallin thirrjet për subvencionim për pasjet efiçiente shtëpiake dhe sistemet solare termike për ngrohej të ujit.“Këto investime janë mundësuar me përkrahjen e Komisionit Evropian nga fondet e IPA. Është kënaqësi të shohësh kur puna përkthehet në rezultate.

Ne jemi në një fazë ku po kurorëzojmë me lansim të masave një punë më se 8 mujore. Të gjithë qytetar do të kenë mundësin të përfitojnë subvencion të 45% të vlerës së investimit për t’i rinovuar shtëpitë e tyre. Izolimin e shtëpisë, ndërrimi i dyerve dhe dritareve si dhe izolimin e kulmit. Ky investim do të ndihmoj direkt edhe më faktuarën e familjeve”, tha ajo.“Javën e ardhshme ne si Ministri nga i njëjti program do të shpallim thirrjet për subvencionim të masave të efiçencës të energjisë që përfshinë për herë të parë pasjet efiçente shtëpiake dhe sistemet solare termike për ngrohej të ujit”, tha ajo.Nora Arifi, anëtare e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, tha se për zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit janë paraparë 10 milionë euro dhe do të përfitojnë mbi 2 mijë familje.“Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë nga këtë pako i janë besuar 20 milionë euro nga 75 milionë euro për dy masa. Për banesa sociale si dhe shtëpitë individuale të banimit në të gjithë Kosovës. Kjo që po e promovojmë sot për shtëpitë individuale ka një buxhet prej 10 milionë euro, ku pritet që të përfarojnë mbi 2 000 familje”, tha ajo.Alessandro Bianciardi, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se nga kjo ndihmë do të përfitojnë mbi 2 000 mijë familje, duke shtuar se me këtë mund të kursehet deri në 30% e energjisë.

Kreshnik Muhaxheri, inxhinier në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, para të pranishmëve shpjegoj në detaje realizimin e këtij projekti/EO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit