3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Edukimi i fëmijëve

Më të lexuarat

Edukimi i fëmijëve tanë duhet të jetë produkt i një filozofije, i një frymëzimi i cili i parasheh ata mëkëmbës të Zotit në tokë. “Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë do të krijoj një mëkëmbës në Tokë.”
Ne duhet t’i edukojmë fëmijët të jenë të frymëzuar nga besimi në Zot, të adhurojnë dhe t’i nënshtrohen veç Atij. Të kenë frikë veç Zotin dhe veç tek Ai t’i mbajnë shpresat. Ata fëmijë që gatuhen me këtë besim rriten burra dhe nuk frikësohen para asgjëje.
Qe pikërisht ky edukim që i dha zemër Aliut të bjerë të flejë në shtratin e vdekjes në vend të Muhamedit edhe pse qe veç 12 vjeç. Paramendo një fëmijë 12 vjeçar sot në këtë kohë, si edukohet ai, për çfarë i flasim ne, dhe për çfarë flet ai me shokët e tij.
Fëmijët sillen në shoqëri ashtu siç i edukojmë ne, ata ndjehen të lirë ose nënshtruar në varësi të sjelljes dhe edukimit që marrin.

Hoxhë Dorian Balliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit