6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Besimtarët janë si një trup – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “I sheh besimtarët në mëshirimin, dashurinë dhe solidaritetin sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga pagjumësia dhe temperatura.” #Buhariu

Numan ibën Beshiri, radijallahu anhu, sahabij nga mesi i ensarëve, na rrëfen se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

I sheh besimtarët duke mëshiruar njëri tjetrin, në bazë të vëllazërisë islame, jo për ndonjë arsye tjetër, duke dashur njëri tjetrin, duke e vizituar njëri tjetrin dhe kështu duke forcuar këtë dashuri, duke i dhënë dhurata njëri tjetrit dhe duke u solidarizuar me ndihmesë njëri tjetrit, e përkrah dhe e forcon. Me këto veprime i ngjan trupit me gjymtyrët, nëse një gjymtyrë a organ i dhemb, i gjithë trupi ankohet, nuk mund të flejë nga dhimbja e as nga temperatura.

Në hadith është përdoru sjellja e shembullit për të thjeshtëzuar kuptimin e këtij hadithi dhe për të qenë më i qartë te njerëzit.

Besimtarët janë si një trup, të bashkuar dhe unik.

Muslimanët duhet të kujdesen për njëri tjetrin në të gjitha çështjet e tyre.

Bekir Halimi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit