1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

DISPOZITA MBI ATË QË SHKON TEK FALLXHORI OSE SIHIRBAZI?

Më të lexuarat

Shkuarja nëpër fallxhorë dhe nëpër sihirbazë është gjë e rrezikshme për imanin e besimtarit. Shkuarja nëpër fallxhorë dhe sihirbazë dhe besimi në atë që ata ua tregojnë dhe ua bëjnë njerëzve është kufër dhe dalje prej fesë, pra paraqet vepër me të cilën besimtari bëhet jobesimtar, ndërsa vetëm shkuarja tek fallxhori pa mos i besuar paraqet gjunah prej gjunaheve të mëdhaja.

Prej argumenteve për këtë është hadithi të cilin e transmeton Muslimi prej Muavie ibn el Hakem se i ka thënë Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Me të vërtetë ka prej nesh disa që shkojnë nëpër fallxhorë”. Pejgamberi i tha atij: “Mos shkoni tek ata”.

Thotë Imam Nevevi (Allahu e mëshiroftë): “Është e ndaluar shkuarja tek fallxhorët, sepse ata flasin për gjëra të fshehta që nuk i din askush pos Allahut dhe ndodh që ndonjë fjalë të cilën e ka thënë fallxhori rastësisht të jetë e saktë dhe për këtë ekziston frika që njeriu mos të sprovohet kur t’i ndodh një gjë e tillë. Një tjetër gjë është se fallxhorët ua përziejnë dhe ua tollovitin njerëzve shumë gjëra dhe ka ardhur në shumë hadithe të vërteta ndalesa nga shkuarja tek sihirbazët dhe besimit në ta”.

Transmetohet prej disa grave të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet për diçka, atij nuk i pranohet namazi katërdhjetë netë”. (Muslimi)

E transmeton Ahmedi prej ebi Hurejres (radijAllahu anhu) se Pejgamberi ka thënë: “Kush shkon te sihirbazi ose fallxhori dhe i beson atij vetëmse ka bërë kufër në atë që i zbritur Muhamedit”.

Këta hadithe dhe hadithe të tjera janë argument se ai që e pyet fallxhorin apo sihirbazin për diçka dhe më pastaj i beson atij ka bërë kufër që don të thotë se ka dalur prej Islamit, përshkak se ka besuar se sihirbazi apo fallxhori e dijnë gajbin (të fshehtën), qoftë edhe nëse sihirbazi pretendon apo nuk pretendon një gjë të tillë, apo e din një gjë të tillë nëpërmjet ndihmesës me shejtanët ose yjeve dhe kështu me rradhë. Ndërsa nëse njeriu e pyet sihirbazin ose fallxhorin me pyetje si tallje apo vetëm për kuriozitet duke mos i besuar në atë që ai e flet, ky person nuk bën kufër, por këtij personi nuk i pranohet namazi katërdhjetë ditë.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Tek Ai janë çelësat e gajbit (fshehtësisë) të cilat nuk i din askush pos Atij, dhe Ai din çka ka në tokë dhe në detë, nuk ndodh që të bie ndonjë gjeth, vetëmse Ai e din një gjë të tillë, nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë apo të thatë që të mos jetë e shkruar në një Libër të vërtetë”. (el En’aamë 59)

Përmblodhi: Enis Arifi / https://www.rizgjimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit