1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Dinjiteti i pasurisë dhe rreziku i varfërisë” – Ibn Xheuzi

Më të lexuarat

Kam vënë re se nga dredhitë dhe kurthet më të mëdha të shejtanit është që t’i rrethoj me shpresa të kota njerëzit e parasë, t’i angazhojë ata me knaqësitë jetëshkurta në vend të angazhimit me botën tjetër (ahiretin) dhe punve që të cojnë drejt saj. Pasi që (shejtani) t’i ketë lidhur (njerëzit) pas parasë, duke i bërë të shqetësohen me mbledhjen e saj dhe duke i dhënë kurajo që ta kërkojnë kudo që ajo gjindet, (pastaj) i urdhëron ta rruajnë (atë pasuri) duke i kthyer në koprracë. Të gjitha këto janë pjesë e dredhive të tij të fuqishme dhe forcës së kurtheve që ai përgdit.

Pas gjithë këtyre, ai (shejtani) ka fshehur disa nga dredhitë e tij më të mbrehta; ai i ka frikësuar besimtarët nga mbledhja e pasurisë, ka larguar prej saj njeriun që kërkon botën tjetër (ahiretin) dhe e ka bërë të penduarin të shpejtojë në nxjerrjen për lëmoshë të gjithckaje që ka në dorë.

Shejtani vazhdon pa mbarrim ta nxisë njeriun drejt zuhdit (asketizmit – mënyrë jetese e karakterizuar nga privimi, mohimi i plotë i kënaqësive materiale), ta urdhërojë për të larguar gjithcka nga vetja (ta shpenzojë pasurin në mënyrë të pa arsyshme), e frikësonë nga cdo rrugë fitimi, duke i lënë të kuptojë se po e këshillon dhe po e nxitë që ta rruaj fenë. Në të tilla fshehtësira do të gjesh çudira të kurtheve të tij (shejtanit).
Ndodh që shejtani flet me gjuhën e disa dijetarëve nga të cilët i penduari merr shembull dhe thotë: “Dil nga të qenuri i pasur dhe futu në grupin e zahidve (atyre që ja mohojn vetës të mirat dhe mirësit materiale) sepse për aq kohë sa ti han drekë e darkë, nuk mund të jesh prej tyre (njerëzve të mirë) dhe as nuk do të mund t’i arrish gradat e njerëzve këmbëngulës.”
Këto fjalë mund t’i mbështesë edhe me disa hadithe që qëndrojnë larg saktësisë, apo që janë thënë për një shkak ose kumtim të caktuar. Kështu, pasi njeriu ta ketë nxjerrë për lëmoshë cdo pasuri që ka në dorë dhe të jetë ndalua nga arritja e fitimeve, kthehet sërish për të siguruar jetesën nga mardhëniet e tij me vëllezërit, ose duke përmirsuar shoqërimin me pushtetarët, sepse nuk do të mund ta përballojë rrugën e zuhdit (mohimit të të mirave dhe mirësive materiale) dhe privimit vetëm për disa ditë, pastaj do të kthehet sërish në natyrën e tij për të plotësuar nevojat (jetësore) duke rënë në një situat më të keqe se ajo prej të cilës u arraisë.
Njeriu, për të arritur komoditete e pëlqyera, do t’i duhet së pari të shesë fenë dhe nderin e tij, derisa të kthehet në një shami hundësh, duke u detyrar që të mbaj pozitatë të gradës së ulët.

Sikur ky njeri të kishte marr mësim prej histories së burrave bujarë, të mendonte mbi hadithet e sakta që flasin për udheheqësit e tyre, me siguri që do ta kuptonte se Miku i Allahut, Ibrahimi (alejhi Selam) kishte shumë pasuri, aq sa i gjithë vendi ngushtohej nga tufa e bagëtive të tij, po kështu edhe Luti (alejhi Selam), e shumë profetë të tjerë dhe një pjesë e mire e sahabeve (shkove të Muhammedi a.s). Ata tregoheshin të duruar kur nuk kishin, asgjë nuk i ndalonte për të fituar atë që u sillte dobi dhe për të shijuar mubahun (të pëlqyeshmen) kur gjendej.
Ebu Bekri (shoku i Muhammedit a.s) dilte për tregti, kur Muhammedi (alejhi Selam) ishte gjallë dhe një pjesë e mire e sahabeve (shokve të tij) e jepnin sadak atë që i tepronte nga rroga e tyre për Shtëpin e Thesarit (bejtul mal) dhe e dorëzonte atë (pasuri që i tepronte) tek vëllezërit e tij nevojtar. Ndërsa Omeri (radiallahu anhu) nuk kthente asnjë dhuratë dhe nuk lypte.

Jam menduar thellë rreth njerëzve të fesë dhe dijetarëve në lidhje me këtë gjendje dhe kam vënë re se dija nuk iu linte kohë për të fituar (bukën e gojës) në fillimet e tyre, dhe kur erdhi koha për të siguruar jetesën, u poshtëruan, kur dihet se atyre u përket më shumë se të tjerëve për tu treguar krenarë.

Kohë më pare ishte Shtëpia e Thesarit (bejtul mal) ajo që I mbulonte nevojat e vëllezërve, por kur ajo u shua në kohët e fundit, i përkushtuari pas fesë nuk pati mundësi të fitoj asgjë vetëm se duke këmbyer me diçka prej fesë së tij, por ah, sikur ta kishte mundësinë për ta arritur këtë, sepse ndodhë që e prish fenë (pas dynajs) e nuk fiton asgjë.

Kështu, është detyrë e njeriut me mend që të ruaj gjithçka zotëron dhe të përpiqet të fitojë, duke larguar nga vetja talljet e të padrejtit dhe lajkat e injorantit dhe të mos e kthej kokën nga kotësit e sufive (sekt i devijuar), të cilët bëjnë thirrje aq shumë për të qenë i varfër. Varfëria nuk është gjë tjetër veçse sëmundja e të pafuqishmëve. Durimtari ndaj varfërisë, ka shpërblimin e durimtarit ndaj sëmundjes, përveç rasteve kur njeriu tregohet frikacak përballë ndërmarrjeve dhe (i cili) është i kënaqur me të ushqyerit sa për të mbajtur vetën gjallë, veti (cilësi) të cilat nuk i përkasin gradave të heronjëve, përkundrazi, ato janë pozita që i përkasin frikacakëve e zahidëve.
Ai që e mediton thellë këtë situate, arrin të kuptoj dinjitetin e pasurisë dhe rrezikun e varfërisë.

Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit