3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

DALLIMI NDËRMJET LIDERSHIPIT DHE PRESIDIUMIT

Më të lexuarat

Shumë janë ata të cilët kanë vështirësi me ba dallimin në mes lidershipit dhe presidiumit. Dallimi ndërmjet liderit dhe kryetarit dhe roleve të tyre përkatëse ka rëndësi të madhe në botën e lidershipit. Ekspertët dhe hulumtuesit kanë nënvizuar se dallimi ndërmjet tyre është goxha i madh.

Lidershipi lind nga një grup i cili e pranon pushtetin e tij, përderisa kryesia (presidenca) fuqinë e fiton jashtë grupit. Individët e pranojnë nga frika e ndëshkimit, tamam kështu siç shpjegohet  mëposhtë:

Dallimi ndërmjet lidershipit dhe kryesimit

Lidershipi

  • Lidershipi lind nga një grup i cili e pranon pushtetin e tij

Kryesimi / Presidiumi

  • Presidiumi fuqinë dhe kompetencat i merr jashtë grupit. Individët e pranojnë nga frika e ndëshkimit

Pavarësisht ekzistimit të këtyre dallimeve ndërmjet lidershipit dhe presidiumit, shumë njerëz e kanë problem ta bëjnë këtë dallim, dhe ky ngatërrim mes tyre po ka pasoja. [1]

Lidershipi

  • Lidershipi mbështetet tek forca dhe shkathtësitë e ndryshme të liderit si dhe buron nga besimi që grupi i jep liderit.
  • Lidershipi angazhohet në situata jo zyrtare, të atypëratyshme, dhe që nuk janë rutinë.
  • Burim i fuqisë së lidershipit është grupi dhe vet lideri, si p.sh., kapiteni i një skuadre futbolli apo basketbolli.
  • Përcaktimi i objektivave të grupit bëhet nëpërmjet konsultimit me individët, ndërmjet të cilëve ekziston një lidhje respekti e dashamirësie.

 

Kryesimi / Presidiumi

  • Presidiumi mbështetet tek pushteti i garantuar nga sistemi, të cilin grupi duhet ta pranojë.
  • Presidiumi angazhohet në situata zyrtare, rutinë, dhe se këtë punë e bën në mënyrë të përhershme dhe të organizuar.
  • Burim i fuqisë është pozita të cilën e ushtron individi në sistemin e miratuar zyrtarisht.
  • Presidiumi ia përcakton grupit objektivat duke mos vlerësuar aspak angazhimin e individëve. Kjo bën që ndjenja e bashkimit dhe afrimit të rrënohet. Këtë gjë të hidhur e kemi përjetuar në institucione akademike, civile e ushtarake e fetare.
  • Po kështu liderët mund të klasifikohen në grupe të ndryshme sipas metodës me të cilën ata realizojnë pozitën e tyre udhëheqëse brenda grupeve zyrtare ose jozyrtare, sipas mënyrës se si ua imponojnë të tjerëve pranimin e pozitës dhe aftësive të tyre për të udhëhequr, udhëzuar e rekomanduar si dhe për të ndikuar personalisht tek të tjerët.

 

Mos harro se:

“Çdo kryetar nuk është edhe lider, ndërsa çdo lider është edhe kryetar “

Para se të kalojmë tutje, konsideroj se na duhet të bëjmë një ndalesë për tu marrë me një çështje të rëndësishme, me “…problemet me të cilat ballafaqohet lidershipi ushtarak-por edhe ai politik, akademik e fetar, ku – pjesa dërrmuese e të cilave janë të ngjashme me problemet me të cilat ballafaqohen liderët civilë. Edhe shkathtësitë të cilat duhet t’i përvetësojnë liderët e të dyja fushave janë pothuajse të njëjta, përveç që në rastin e parë, një lider ushtarak, për shkak të natyrës së detyrës, duhet të dallojë se… lidershipi në forcat e armatosura, për nga natyra është sikur një organizatë singa realiteti ashtu edhe nga emërimi, duke shtuar këtu edhe përgjegjësitë e rrezikshme të luftimeve dhe stërvitjes adekuate.

Lideri ushtarak duhet të ushtrojë shkathtësi dhe teknika administrative, të cilat njëherësh vlejnë dhe aplikohen edhe në tregti e industri e gjetiu…dhe pavarësisht dallimeve të mëdha në situata apo në sistemin organizativ, individët të cilët duhet ta marrin udhëheqjen, kërkesat thelbësore për lidershipin mbesin të njëjta tek të gjithë. Edhe liderët ushtarakë patjetër duhet të ndikojnë tek pasuesit (ushtarët), t’i mbajnë nën kontroll dhe t’i udhëzojnë drejt qëllimeve të caktuara…

Që sot liderët të përgatiten në mënyrë profesionale, patjetër duhet të kenë njohuri rreth shkaqeve të gjërave dhe esencës së tyre. Disa njohuri e shkathtësi mund të përvetësohen nëpërmjet përvojave dhe trajnimeve por njohuritë rreth lidershipit janë elementi kryesor i cili ia mundëson liderit të nxjerr apo përfitojë norma të përgjithshme nga përvojat e tij, të kuptojë më thellësisht gjërat, dhe të ambientohet me situatat e ndryshme[2] ”

Për ta kuptuar më lehtë e më qartë këtë problematikë, në formë tabelare krahasuese, do të përmendim disa prej termeve të përafërta dhe të ngjashme të përmendura në fushat e lidershipit ushtarak dhe atij civil duke shpjeguar aplikimin e secilit prej tyre në fushën përkatëse [3].

Nr. Termi Përdorimi në fushën ushtarake Përdorimi në fushën civile
1.        Komandant(Commander) Gradë, njeri me pozitë, komandant, udhëheqës i caktuar zyrtarisht i një njësie ushtarake, ka ndikim tek të tjerët. Në këtë fushë është më pak domethënës. Drejtor, udhëheqës i emëruar i një njësie, ka ndikim tek të tjerët, me më shumë domethënie në fushën teknike.
2.        Komandë(Command/

Commande)

Udhëheqje, dominim, kontroll, pozitë me pushtet të miratuar ligjërisht të cilën komandanti e ushtron ndaj vartësve të tij (ushtarëve) falë gradës që ka dhe aftësisë për të ndikuar tek të tjerët.Ka domethënie më të gjerë  se teknikat e menaxhimit. Menaxhim, aftësi, pozitë me pushtet të miratuar ligjërisht dhe të ushtruar nga drejtori falë gradës dhe aftësisë për të ndikuar tek të tjerët.Ka rreth më të ngushtë veprimi se ai në fushën ushtarake.
3.        Lider(Leader) Komandant, lider, prijës i emëruar i një njësie ushtarake, influencues i madh tek të tjerët. Në fushën ushtarake ka domethënie më të ngushtë. Lider, prijës i emëruar i një njësie, influencues i madh tek vartësit. Ka kuptim dhe domethënie më të gjerë në fushën e menaxhmentit dhe teknikave.
4.        Lidership(Leadership) Udhëheqje, veprimtari praktike për ushtrimin e lidershipit dhe ndikimit tek vartësit.  Krahasuar me fushën teknike apo ekonomike, ka përdorim më të reduktuar. Përmbledh pushtetin dhe aftësinë për të ndikuar tek të tjerët. Menaxhim, veprimtari praktike për ushtrimin e lidershipit. Si term ka më shumë gjallëri dhe domethënie se lidershipi ushtarak. Përfshin pushtetin dhe ndikimin tek të tjerët/vartësit.
  (Menaxhment Management) Menaxhim, veprimtari praktike për ushtrimin e lidershipit. Ka kuptim më të tkurrur se përdorimi në fushën teknike apo administrative. Menaxhim, veprimtari praktike për ushtrimin e lidershipit. Ka përdorim më të gjerë se termi në fushën ushtarake.

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


[1] Shih: Tevel-li el-kijade – Fennu el-kijadeti el-askerije ve ilmuha, f. 18-19.

[2] Tevel-li el-kijade – Fennu el-kijadeti el-askerijeh ve ilmuha, f. 13-14.

[3] Rreth dallimeve terminologjike ndërmjet termeve sipër shih fjalorët: https://www.almaany.com/en/dict/ar-en/command/https://www.almaany.com/en/dict/ar-en/leader

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit