10.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Çka përfitojmë nga ajetet e agjërimit (Ajeti 183 dhe 184) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Çka përfitojmë nga ajetet e agjërimit
(El bekare 183 dhe 184)

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
184 (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju

1- Mbarë Umeti Islam e kanë obligim agjërimin e Ramazanit.
2- Na obligohet devotshmëria, takvallëki, duke i zbatuar urdhërat e Allahut dhe duke u larguar prej ndalesave të Tija.
3- I lejohet mos agjërimi në Ramazan atij që është i sëmurë dhe udhëtarë.
4- Të sëmurët dhe udhëtarët duhet ta kompensojnë ditët e pa agjëruar me agjërimin në ditët tjera, pas Ramazanit.
5- Sa ditë nuk ka agjëruar aq ditë e kompenson dhe se mund të agjëron në ditë të shkurtëra dhe të freskëta edhe pse ditët e agjërimit (në të cilat ky qenë i sëmurë), kanë qenë të gjata dhe të nxehta dhe e kundërta.
6- Nuk detyrohet besimtari kompensimin e ditëve të paagjëruara ta bëjë njëra pas
tjetrës, por mundet ti agjërojë ashtu por edhe të ndara.
7- Ai që nuk mund të agjëron Ramazani për shkak të pleqërisë së thellë apo një sëmundje kronike, nga e cila nuk shpreson të sherohet, duhet të ushqejë për çdo ditë nga një të varfër. Të jep fidje.
8- Agjërimi për atë që ka të drejtë të mos agjëroje është më i mirë nëse ky agjërim nuk ia përkeqëson gjendjen apo nuk e ngarkon fizikisht.

Në prizmën e asaj që ofruam deri më tani konstatojmë:
1- Agjërimi është metodë e organizuar mirë, të cilën e ka caktuar Madhëria e Allahut sipas dispozitavr të cilat i ka zbatuar Pejgamberi, صلى الله عليه وسلم ,me zbatimin e të cilit adhurim njerëzit mësojnë si të organizojnë jetën e tyre.
2- Synimi i agjërimit është të edukohemi në faktin se Allahun e kemi Mbykëqyrësin e përhershëm dhe se ne në të gjithë jetën tonë duhet të realizojmë monoteizmin dhe adhurimin e Allahut.
3- Agjërimi na mëson durimin dhe të jemi të kënaqur me atë që na ka ndarë Allahu, të mjaftohemi dhe të kontrollojmë veten duke e larguar nga gjërat e pavlera dhe të ulta.
4- Agjërimi është pastërti, ndershmëri dhe ngritje, ku secili e arrin gradën e vet sipas vërtetësisë (sidkit), sinqeritetit (ihlasit) dhe pastërtisë se zemrës së vet, atëherë kur lidhet me Krijuesin e tij.
5- Agjërimi na edukon besimin në Allahun Një, mendimin e mirë për Te, kurse me këto njeriu arrin grada të larta te Allahu.
6- Agjërimi dhe Kurani ia mësojnë besimtarin metodën e tregtisë mebAllahun, kurse agjëruesit janë të bindur se tregtia e tyre nuk del huq, ata çdo herë fitojnë.
7- Agjërimi është një mejdan i xhihadit, kur besimtari bën xhihad me nefsin dhe armikun e tij të përbetuar.
8- Agjërimi është adhurim që krijon një pozicion të veçantë tek shenjtëria e Tij, Allahu, subhanehu ve teala dhe i jep mundësin e shoqërimit të Pejgamberit, صلى الله عليه وسلم ,te Havuzi dhe në Xhenetin Firdeus.
9- Agjërimi është klasifikim i shtresave të agjëruesve, ku secili sipas sinqeritetin në këtë adhurim dhe afërsisë me Te në këto adhurime, do e ketë pozitën tek Ai.
10- Agjërimi na edukon në një burrëri të plotë imanore.
11- Fshehja e shpërblimit është ngritje, krenari dhe nder për agjëruesit, sepse kjo jep me kuptu se Madhëria e Tij Vet e ka marr përsipër shpërblimin e tyre, e kjo nënkupton Bujarinë dhe Fisnikërinë e Madhe të Allahut.
12- Agjërimi e edukon musliman për ekonomizim me resurset ekonomike, zhvillim ekonomik të vendit të vet, duke u kujdesur për harxhimin e pasurisë, duke kontrolluar pasionet e veta, duke përhapur tregtinë, duke ndaluar monopolin ndaj ushqimit të
muslimanëve dhe ndalimin ngopjes me ushqime të tepruara për të ruajtur shëndetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit