2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çka është Ura e  Siratit dhe si lidhet me shpëtimin në Ditën e Gjykimit?

Më të lexuarat

Sirati është ura mbi xhehenem. Ajo është më e mprehtë se tehu i shpatës dhe më e hollë se fija e flokut. Allahu na forcoftë neve dhe juve kur të ecim mbi të.

Ebu Hurejra dhe Hudhejfe -radijAllahu anhuma- rrëfyen se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Allahu -tebarek ue te ala- do të mbledh njerëzit. Xheneti do të sillet pranë besimtarëve. Ata do të shkojnë tek Ademi ﷺ dhe do të thonë: “O babai ynë, hapi dyert e xhenetit për ne!”

Ai do të thotë: “Çfarë iu nxori nga xheneti përveç mëkatit të babait tuaj, Ademit? Unë nuk mundem ta bëjë këtë. Shkoni te biri im, dhe miku i Allahut, Ibrahimi ﷺ.”

Ata do të shkojnë te Ibrahimi ﷺ, i cili iu thotë: “Unë nuk mundem ta bëjë këtë. Unë isha vetëm një i përzgjedhur nga Allahu. Shkoni te Musai ﷺ, të cilit Allahu i foli drejtpërdrejt.”

Ata do të shkojnë tek Musai ﷺ i cili iu thotë: “Unë nuk mundem ta bëjë këtë. Shkoni tek fjala dhe shpirti (që ka krijuar) i Allahut.” Ata shkojnë tek Isai ﷺ iu cili iu thotë: “Unë nuk mundem ta bëjë këtë. Shkoni te Muhamedi ﷺ.”

Ata shkojnë tek Muhamedi ﷺ dhe atij i lejohet të ndërmjetësojë. Amaneti dhe lidhjet familjare do të qëndrojnë në të dyja anët e siratit. I pari prej jush do ta kalojë siratin si një vetëtimë që kalon dhe kthehet në një çast, pastaj do të ketë disa që kalojnë si era, disa që kalojnë si një zog dhe disa si kalorës. Gjithçka varet nga veprat e tyre. Profeti juaj ﷺ do të qëndrojë mbi sirat dhe do të thotë: “O Zot, shpëtoj! O Zot, shpëtoj!” deri sa veprat e robërve të pakësohen dhe një burrë të jetë në gjendje vetëm të zvarritet mbi të. Në anët e siratit do të ketë grepa që janë të urdhëruar të kapin ata që janë të dënuar. Ai që vetëm çirret ka shpëtuar, ndërsa atë që e kapin do të hyjë në zjarr.”

Pastaj Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, kalojnë shtatëdhjetë vite për të arritur në fund të xhehnemit.”

Transmeton Muslimi.

Ebu Seid El-Khudri -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ përmendi siratin dhe njerëzit që do të kalojnë mbi të dhe tha:

“Disa besimtarë do ta kalojnë sa hap e mbyll sytë, disa si vetëtima, disa si era, disa si një zog, disa si ai që kalëron mbi kalin e shpejtë, disa do të çirren nga grepat por do të shpëtojnë, e disa do të hidhen në zjarr.”

Transmeton Bukhari (7439) dhe Muslimi.

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë: “Ura e siratit do të vendoset mbi xhehnem. Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do ta kalojmë atë. Atë ditë askush nuk do të lejohet të flasë përveç të dërguarve dhe ata do të thonë: “O Allah, na shpëto! O Allah, na shpëto!” Në xhehenem do të ketë grepa si gjembat e sa’adan-it.1

Ai ﷺ i pyeti: “A i keni parë gjembat e saj?”

Ata thanë: “Po, o i dërguari i Allahut.”

Ai ﷺ tha: “Këta grepa do të jenë si gjembat e sa’adan-it, por askush përveç Allahut nuk e di sesa të mëdhenj do të jenë. Këta grepa do t’i kapin njerëzit në bazë të veprave që kanë kryer; disa njerëz do të shkatërrohen nga veprat e tyre dhe do të bien në zjarr, ndërsa ata që do ta kalojnë siratin do të hynë në xhenet.”

Transmeton Bukhari (806).


1 Shih: http://www.ahlalhdeeth.com/vb/showthread.php?t=277841

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit