4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çka është shirku i fshehur dhe shirku i vogël?

Më të lexuarat

Pyetje: Çka është shirku i fshehur dhe shirku i vogël?

Përgjigje: Shirku i fshehur në të njëjtën kohë është edhe shirk i vogël, me këtë nënkuptojmë veprimin për sy e faqe që është mbjellë në zemër, për shembull dikush falet për sy e faqe apo lexon Kur’an me këtë qellim, apo jep sadaka ose bën dhikër me qëllim që ta lavdërojnë njerëzit, e gjthë kjo konsiderohet shirk i fshehur, gjithashtu edhe shirku i vogël quhet edhe shirk i fshehur si për shembull nëse dikush thotë: “Po të mos ishte Allahu dhe filani”[1] apo thotë “kjo është dhunti prej Allahut dhe prej filanit”, gjithashtu betimi në dikën tjetër pos Allahut, ose betohet në ndonjë pejgamber, apo në babanë e tij, apo në nderin e tij, apo në besën, apo në jetën e dikujt[2], e gjithë kjo konsiderohet shirk i vogël dhe konsiderohet edhe shirk i fshehur, andaj e gjithë kjo është haram dhe nuk lejohet.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-[3] Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:Mujdin Xh. Xhaferi

Sh.p:

[1] Në këtë rast lejohet të thuhet: Po të mos ishte Allahu, pastaj filani, domethënë mes fjalës Allah dhe filan futet fjala “pastaj”.

[2] . Betimin në dikënd tjetër e ka ndaluar Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ku thotë:”Me të vërtetë Allahu ua ndalon që të betoheni në baballarët tuaj, kush betohet le të betohet në Allah, ose të heshtë”(sahih Buhari)

[3] Burimi: Nga faqja zyrtare e Shejhut- Nur ala Darb

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit