9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çka është ligji i tërheqejes, kush e promovon dhe cili është rreziku tij për muslimanët dhe fenë e tyre?

Më të lexuarat

Pyetje: Na flit për ligjin e tërheqjes, promotorët e tij dhe rreziku i tij për muslimanin dhe fenë e tij?

 Përgjigja

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

  Ligji i Tërheqjes është një nga rregullat më të famshme që pasuesit e spiritualizmit (filozofisë shpirtërore) e marrin si një qasje që ata ndjekin në të gjitha aspektet e jetës. Ata e quajnë: “ligji i madh i përjetshëm i tërheqjes universale”, “magjia për të transformuar jetën”. I ka rrënjët në hinduizëm dhe budizëm; bazohet në besimin se njeriu është në të vërtetë një zot krijues dhe disponues- i lartësuar qoftë Zoti nga ajo që ata thonë-.

Po japim disa shembuj të promotorëve kryesorë të ligjit të tërheqjes, që të kihet kujdes prej tyre.

Deepak Chopra, ateisti shpirtëror, që pretendon se është zot, thotë: “Mendimi ka fuqinë për të ndryshuar imazhet.”

Në librin (Sekreti), që ndikoi në promovimin e ligjit të tërheqjes, thuhet: “Ajo që nënkuptohet me sekretin është se ne jemi krijuesit e universit tonë dhe se çdo dëshirë që duam të krijojmë do të shfaqet në jetën tonë.”

Diana Cooper, në librin e saj popullor mbi temën e ligjeve shpirtërore universale, thotë :
“Kjo do të thotë që ne mbajmë përgjegjësinë tonë në krijimin e realitetit tonë dhe se ne jemi zotëruesit e fatit tonë, ndërsa marrim pjesë me Zotin në krijim.”

Ata deklarojnë se tërheqja lidhet me të menduarit dhe ndjenjën dhe nuk ka të bëjë fare me veprimin, duke pretenduar se përqendrimi i thjeshtë i mendimeve apo ndjenjave, qofshin ato negative apo pozitive, në vetvete tërheq atë në të cilën fokusohet. Asnjë prej tyre nuk përmend punën dhe përpjekjen brenda hapave dhe mekanizmave të zbatimit, ndërsa nga ana tjetër lavdërojnë praktikën e meditimit dhe heshtjes për të arritur unitetin me universin dhe për të drejtuar mendimet dhe ndjenjat në nivelin e kërkesave të tyre, pa bërë asnjë përpjekje dhe asnjë punë në realizmin e tyre dhe kjo është një ftesë për përtaci dhe largim nga puna.

  Esther Hicks, një nga promotorët kryesorë, thotë: “Ju jeni përgjegjës për tërheqjen në përvojën tuaj të jetës, përmes soditjes dhe dridhjeve. Mendimet që mendoni janë ato që vendosin gjithçka që lidhet me jetën që jetoni. Përmes fuqisë së fokusit tuaj, këto ide mund të bëhen realitet.”

.Deepak Chopra thotë: “Kjo është natyra njerëzore që të ëndërrojnë dhe ëndrrat e tyre marrin formë materiale lehtësisht dhe pa përpjekje (në Vedat – filozofia e lashtë indiane- ky parim njihet si parimi i ekonomisë së përpjekjes) dhe në fund arrin në gjendjen të mos bësh asgjë dhe të arrish gjithçka.”

Salah Er-Ra’shid thotë: “Ndjenja e mirë (dridhjet e larta) është ajo që në të vërtetë tërheq atë që duam.”

Rreziku më i madh i ligjit të tërheqjes është se ai bazohet tërësisht në hyjnizimin e njeriut dhe dhënies së tij atribute dhe karakteristika që i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar.
Promotorët nuk ngurrojnë në shkrimet dhe artikujt e tyre të zbulojnë besimin e tyre ateist dhe as nuk e fshehin lidhjen e ateizimit me atë që ata promovojnë me ligjet e universit dhe rregullat e jetës.
Kërkesat e tyre ia drejtojnë universit në vend që t’i drejtojnë te Zoti dhe Krijuesi i saj.
Përdorin shkaqe që Allahu nuk i ka ligjëruar dhe as është transmetuar nga i Dërguari i Tij, paqja e Allahut qoftë mbi të.
Muslimanët duhet të qëndrojnë larg kësaj filozofie e të mos thellohen në të apo të përpiqen ta pajtojnë atë me fenë e tyre të pastër, por të paralajmërojnë kundër saj, sepse ajo bie ndesh me parimet e fesë dhe Njësimin e Allahut të Madhëruar (teuhidin).

Ligji i Tërheqjes, përkundër rrezikut ndaj fesë islame, përmban shkelje shkencore dhe plagjiatura e autorëve të tij është përballur me kritika të gjera në qarqet shkencore, më e spikatura prej të cilave është se e kanë quajtur ligj këtë filozofi të rremë.

Allahu e di më së miri!

Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit