-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çka është e detyrueshme për muslimanin të di rreth akides që të jetë një musliman i vërtetë?

Më të lexuarat

Pyetje: Çka është e detyrueshme për muslimanin të dijë rreth akides (besimit dhe kredos), me qëllim që të jetë një musliman i vërtetë?

Përgjigje: Muslimanët dallojnë sa i përket intelektit të tyre, kohës së lirë që kanë dhe gjërave që i preokupojnë gjatë jetës së tyre të përditshme. Ata, po ashtu, mund të dallojnë në aftësitë e tyre për të mësuar. Kështu, ajo çfarë mund të jetë e detyrueshme për një musliman, mund të mos jetë e detyrueshme për një tjetër. Por, detyrimi më i pakët për çdo musliman është të besojë në Allahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në paracaktimin hyjnor të fatit, qoftë i keq apo i mirë. Pra, këtë duhet ta kuptojë në përgjithësi.

Gjithashtu, ai duhet të dëshmojë se askush s’meriton të adhurohet, përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Domethënia e kësaj dëshmie duhet të kuptohet, edhe nëse është vetëm të kuptuar të përgjithshëm. Personi duhet të falë namazin, të japë zekatin, kurse dhënia e lëmoshës ka të bëjë me ata që janë të pasur. Po ashtu, duhet të agjërohet muaji i Ramazanit dhe të bëhet haxhi (pelegrinazhi) në Shtëpinë e Shenjtë nga kushdo që ka mundësi për këtë.

Pastaj, duhet të kuptohet urtësia në sprovimin nëpërmjet fatkeqësive, duke vepruar me çfarëdo që është e lejueshme gjatë kësaj dhe duke iu shmangur asaj që s’është e lejueshme, ndërsa duhet qëndruar larg nga gjithçka që Allahu ka ndaluar për robërit e Tij…

 

/Këshilli i përhershëm fetwa/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit