0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Cili është shembulli i hipokritëve?

Më të lexuarat

Në suren El-Bekare sjell Allahu shembullin e hipokritëve duke i krahasuar ata me gjëra që njihen tek njerëzit, kështu Allahu dëshiron të na japë një tablo se çfarë fshihet brenda zemrave të hipokritëve: lëkundje, çrregullim dhe hezitim në pranimin e dispozitave të Allahut. Në të njëjtën kohë se çfarë po ndodh në zemrat që ne nuk arrijmë ti shohim. Allahu don me dhënien e këtyre dy shembujve të na afrojë këtë tablo për ne: në shembullin e parë i krahasoi me një grup që u ndriçuan me zjarr një kohë të shkurtër pastaj Allahu e shuan atë.

Në shembullin e dytë i krahasoi ata me një grup që i kapi shi i madh, u gëzuan një kohë me rrufenë dhe dritën, pastaj mbetën të hutuar kur u errësua horizonti.

Thotë Allahu në Kuran:

“Kjo ngjason si me atë që ndezi zjarrin dhe pasi e ndriçoi gjithandej rreth tij, Allahu ua mori dritën dhe i la në errësirë. (Kështu që) ata nuk mund të shihnin. Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, kështu që ata nuk kthehen (në Rrugë të Drejtë). Ose si një shtërgatë nga qielli me errësirë, vetetimë e bubullimë. Ata i rrasin gishtërinjtë në veshë për të mos dëgjuar ushëtimën tmerruese nga frika e vdekjes. Por Allahu gjithnjë i rrethon mosbesimtarët (dhe do t’i mbledhë ata të gjithë së bashku). Vetëtima pothuajse ua merr sytë; sa herë që u flakëron, ta ecin (në ndriçimin e saj), ndërsa kur i mbulon errësira mbeten në vend. Dhe po të donte Allahu do t’ua kishte marrë dëgjimin dhe shikimin. Vërtetë që Allahu është i Zoti për të bërë gjithçka” El-Bekare:( 17-20)

Këto dy shembuj ilustrojnë gjendjen e ankthit dhe konfuzionit dhe trazirave të hipokritëve.

Shembulli i parë: është shembulli i hipokritëve dhe gjendja e tyre në shfaqjen e Islamit një periudhë të shkurtër për të siguruar veten dhe fëmijët e tyre, ashtu si ata që ndezën një zjarr, për të përfituar prej tij, dhe kur ai ndriçoi perreth tyre vendet dhe gjërat, dhe ata panë për kaq pak kohë, e shuan atë Allahu me shi të rrëmbyeshëm ose erë të fortë, kështu ata nuk shohin asgjë, dhe i lënë ata në errësirën e natës dhe errësirën e reve dhe errësirën e shuarjen e zjarrit. Ky është shembulli i hipokritëve që kishin besuar derisa ndriçoi besimi zemrat e tyre ashtu siç i ndriçoi zjarri ata të cilët e ndezën pastaj nuk besuan, kështuqë Allahu ia mori atyre dritën. Ndonëse me hipokrizinë e tyre Allahu nuk e shpejtoi dënimin e tyre në këtë botë. Hipokritët ndërprenë mjetet e njohjes të së saktës dhe të besimit të qëndrueshëm. Ata janë të shurdhër nga të dëgjuarit e të drejtës, memec që ta flasin atë, të verbër për ta parë atë, dhe më keq se kaq, ata nuk kthehen në fund tek e drejta dhe kjo me Dijen e mëparshme të Allahut për ta, jo me fuqi dhe forcë.

Shembulli i dytë : konfuzioni dhe shqetësim i tyre se Kurani u erdhi atyre me shpallje të Allahut, por ata i kthyen shpinën atij. Gjendja e tyre është si gjendja e njerëzve që janë nën një shi të rëndë, në errësirë të shoqëruar nga bubullima të zhurmshme dhe rrufe dhe ata janë në mes të frikësuar, bllokojnë veshët e tyre me gishtërinjtë në mënyrë që të mos dëgjojnë zërin e bubullimës të kujdesshëm se mos ua shkul zemrat dhe vdesin. Në këtë atmosferë të errët përpiqen të gjejnë rrugë për të mbijetuar, duke mbajtur shpresën e asaj që u ngrit në horizont prej dritës, kështu që vendosin për të ndjekur të vërtetën e sjellë nga ajetet e qarta, vetëm se gjenden përsëri në errësirë, duke i kapur përsëri ankthi dhe konfuzioni. Allahu është përreth tyre, ka fuqi të bëjë me ta çfarë të dojë: nëse don ia largonte të dëgjuarit me bubullima të forta, dhe vështrimin e tyre me rrufe, por Allahu me Diturinë e Tij i len për t’u dhënë atyre mundësinë për tu penduar. Kjo është gjendja e atyre hipokritëve që Kurani përmend mosbesimin e tyre, i cili është errësirë dhe përmend paralajmërime që janë si bubullimat, argumente dhe prova të cilat janë si rrufe në forcën e dritës. Ata kanë frikë të zbresë Kurani dhe t’i zbulojë ata duke ua hequr maskën e tyre, kështu që nëse zbret ajet që nuk i referohet atyre, ata ecin në besimin e tyre; nëse zbresin ajete të cilat dënojnë ata dhe veprimet e tyre janë të hutuar dhe nuk dijnë se si të veprojnë. Gjendja është si ajo që Allahu përmend Allahu në suren Haxh:

“Dhe nga mesi është edhe ai që adhuron Allahun me dyshim (ose me kusht): neë i bie e mira, ai kënaqet me të, por nëse e godet ndonjë sprovë, ai kthehet prapë nga vetja e vet (kthen fytyrën nga vetja duke u kthyer në mosbesim pasi pati përqafuar Islamin) duke humbur kështu të dyja, edhe këtë botë edhe Jetën e Fundit. Kjo është humbje e qartë” (Haxh: 11)

Mund të ndriçojnë hipokrizia nganjëherë një rrugë të shkurtër, e pastaj shpejt fiket ashtu siç fiket zjarri, gjë që e bën hipokrizinë që të mos vazhdojë. Mund të gjejë hipokriti në atë hipokrizi shpresë për arritjen e qëllimit ose të përfitimit material, pastaj zhduken shpresat dhe mbeten hipokritët në ankth dhe konfuzion. Shembulli i ndriçimit të tyre me dritën e pranimit të tyre të Islamit duke e fshehur kufrin është njëlloj si ndriçimi i zjarrit të ndezur apo si shembulli i shiut të errët.

Përktheu: Adelina Allkoçi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit