2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Cili është kuptimi i vërtetë Kurbanit dhe cilat janë kushtet dhe rregullat e tij në Islam?

Më të lexuarat

Kurbani në terminologjinë fetare nënkupton kafshët shtëpiake të cilat theren në ditët e Kurban Bajramit me qëllim të afrimit tek Allahu.
Kurbani llogaritet një ndër adhurimet më të vlefshme në ditët e Bajramit nga i cili mund të nxirren shumë urtësi, e ndër ta:

1-    Pasimi i sunetit të Ibrahimit (alejhi selam)

2-    Shprehja dhe shfaqja e gëzimit për Bajram

3-    Ndihmimi i nevojtarëve dhe të afërmve

4-    Përngjasimi me haxhinjtë.

Ky adhurim është legjitimi sipas teksteve të Kur’anit  famëlartë, poashtu edhe sipas sunetit e të të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe ixhmanë (koncenzusin e dijetarëve).
Thotë Allahu i Madhëruar: “Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (Keuther:2).
Gjithashtu kemi shembull të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili bëri kurban dy deshë.
Kur’bani është sunet i fortë dhe nuk është obligim, pasiqë sikur të ishte obligim nuk do ta lente EbuBekri dhe Omeri (radijAllahu anhuma).

Kurbani ka katër kushte:

1- Të jetë njëra nga katër llojet e kafshëve shtëpiake: devetë, lopët, dhentë dhe dhitë.
2- Të mos i posedojë të metat të cilat janë përmendur në hadithin e Bera bin Azib në të cilin thotë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Katër kafshë nuk vlejnë për kurban: e verbëra në një sy, e sëmura me sëmundje të qartë, e çala, e cila ka çalim të qartë dhe e dobëta (e holla), e cila e ka humbur kontrollin mendor”. (Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, IbnMaxhe)
Gjithashtu ndalohet për kurban kafsha e verbër plotësisht dhe ajo me gjymtyrë të thyer.
3- Plotësimi i moshës obligative e cila është së paku: pesë vite për devenë, dy për lopën, një vit për delet dhe dhitë, dhe gjashtë muaj për dashin.

4- Të theret kurbani në kohën e caktuar sipas sheriatit. Pra, koha e therrjes fillon që nga përfundimi i namazit të Bajramit e deri në përfundim të diellit të ditës së trembëdhjetë (të muajit Dhu El-Hixhe).

Shtojcë:

– Therja e kurbanit është më e pëlqyer sesa të paguhet çmimi i sajë.

– Lopa dhe deveja mjaftojnë për shtatë persona (dhe antarët e familjes së tyre të cilët janë nën përkujdesin e tyre).

– Nëse ndodhë që kafshës t’i paraqitet ndonjë e metë pasi që është caktuar të jetë kurban dhe kjo e metë nuk ka ndodhur si shkak i pakujdesisë së pronarit, lejohet e njejta të theret për kurban.
– Nuk lejohet shitja e mishit, lëkurës apo diç tjetër nga kurbani.

– Duhet që personi që therë kurban të sillet mirë me kafshën dhe atë: duke e qetësuar kafshën, duke e mprehur mirë thikën, duke e prerë me shpejtësi, të mos shpejtojë në thyerjen e eshtrave, dhe ta drejtojë drejt kibles.
– Gjithashtu të mos ia mundëson që kafsha tjetër të shikon prerjen e kafshës.

Përgatiti: Senad Ramadani / rizgjimi.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit