5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është hukmi i therjes që bëhet për t’u afruar te dikush tjetër përveç All-llahut? Dhe, a lejohet të hahet nga ai mish?

Më të lexuarat

Përgjigje: Therja për dikënd tjetër përveç All-llahut është shirk i madh, sepse therja është ibadet dhe për këtë ka urdhëruar All-llahu, azze ue xhel-le: “Prandaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd”. (el- Kevther 2), dhe ka thënë: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)”. (el-En’am 162-163).

Ai që ther jo për All-llahun, ai është mushrik dhe i dalur nga Islami – All-llahu na ruajtë, pa marrë parasysh se a e ka bërë këtë për ndonje melek prej melaikeve, për ndonjë pejgamber, kryetar. evlija apo për ndonjë dijetar, e tëra kjo është shirk dhe të nxjerr prej Islamit.

Njeriu e ka detyrim që të ketë frikë All-llahun, subhanehu ue teala. dhe të mos e çojë veten e tij në shirk, për të cilin All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “…ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij zhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për zullumqarët nuk ka ndihmës”. (el-Maide 72).

Po ashtu edhe ngrënia nga ky mish është haram, e ndaluar, sepse ajo është bërë jo për All-llahun. Çdo gjë që përgatitet jo në emër të All- llahut apo theret për idhujt, është e ndaluar.

Këtë na e ka treguar All-llahu, subhanehu ue teala, në ajetin e tretë të sures el-Maide: “Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therni (para se të ngordhë), ajo që është therrur në NUSUB(altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhinnëve, melekëve, njerëzve të shquar shenjtorëve etj. sh.p.)

Këto kafshë të therura jo në emër të All-llahut janë që nuk lejohet ngrënia e mishit të tyre.

/Shejh Uthejmini – “Kushtetë e Fesë”/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit