3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cili është agjërimi i vërtetë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Cili është agjërimi i vërtetë?

***

Përgjigjja:

Agjërimi i vërtetë është ai agjërim që të mbjell devotshmëri. Allahu i Madhëruar ka thënë: “O ju që keni besuar, u është bërë obligim agjërimi sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183)
Agjërimi është shtylla e dytë kryesore e adhurimeve në fenë islame. Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla:  1. Mbi dëshminë se s’ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamediështë i Dërguari i Tij,
2. Faljen e namazit,
3. Dhënien e zekatit,
4. Kryerjen e haxhit dhe
5. Agjërimin e Ramazanit.” [1]

Agjërimi është një adhurim që synon ekuilibrin e shpirtit dhe reformimin e tij dhe i shton forcën e durimit. Nëpërmjet kësaj metode pastrimi, agjërimi e sjell njeriun më afër Zotit, si dhe më afër nevojave të krijesave të Tij.

Në arabisht agjërimit i thonë صوم “saum”, që do të thotë “frenim” ose “heqje dorë nga diçka e caktuar”. Në terminoligjinë islame, fjala “saum” nënkupton të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija dhe nga marrëdhëniet bashkëshortore prej sabahut (agimit të vërtetë) deri në perëndimin e diellit, me qëllim adhurimi ndaj Zotit të Madhërishëm.

Këto janë tri kushte themelore për të kompletuar agjërimin. Heqja dorë për hir të Zotit nga çdo ushqim dhe pije dhe nga marrëdhëniet bashkëshortore, është si shenjë fizike që tregon se jeni gati të ruheni nga çdolloj ligësie. Siç thotë Profeti ﷺ: “Ai që nuk heq dorë nga gënjeshtra dhe të punuarit me gënjeshtër, Zoti nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga të ngrënët dhe të pirët.” [2]

Ai që përfshihet në sharje a fjalosje të rëndë duke qenë i agjërueshëm, agjërimi i tij është vetëm qëndrimi pa bukë e pa ujë, gjë që nuk i sjell dobi aspak, sepse agjërimi nuk do të thotë të rrish pa bukë e pa ujë, por ai është një adhurim që realizohet duke përmbushur disa kushte. Duke mos i përmbushur këto kushte, fatkeqësisht, disa njerëz e privojnë veten nga shpërblimi madhor i agjërimit.

Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ka shumë agjërues, që nuk fitojnë asgjë nga agjërimi i tyre përveç etjes dhe urisë dhe ka shumë nga ata që çohen gjatë netve për namazin e natës, por nuk fitojnë asgjë përveç pagjumësisë.” [3]

~Përkthim

——————————-

[1] Sahih el-Buhariu, kitab “El-Iman” hadithi nr. 8

[2] Sahih el-Buhariu, kitab “Es-Saum”, hadithi nr. 1903.

[3] Sunen Ibn Maxheh, kitab “Es-Sijam”, hadithi nr. 1690.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit