9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cilat janë pasojat e mendjemadhësisë dhe si e ka përshkruar Pejgamberi(alejhi selatu ue selam) rrezikun e saj?

Më të lexuarat

Mendjemadhësia dhe rreziku i saj!

Mendjemadhësinë e ka sqaruar Profeti, salallahu alejhi ue selem, me sqarimin më përmbledhës dhe më të qartë, kur thotë:
(الكِبرَ بَطَرُ الحقِّ وغمصُ النَّاسِ)
“Mendjemadhësia është mohimi i të vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.” (Muslimi)

( بَطَرُ الحقِّ)-
Mohimi i të vërtetës është kthimi mbrapsht dhe mos pranimi i saj; e refuzon të vërtetën duke u mbështetur te vetja dhe mendimi i tij, duke e parë veten, Allahu na ruajtë, se është më e madhe se e vërteta. Shembulli i këtij personi është si e atij që i sillen argumente nga Kur’ani dhe Suneti, por ai nuk i pranon; përkundrazi, këmbëngul në mendimin e tij, dhe e mbron atë që ka thënë dhe nuk tërhiqet prej saj, edhe nëse ajo në kundërshtimin me arsyen dhe me dispozitat fetare.
Është detyrë që njeriu të kthehet në të vërtetën edhe nëse bie ndesh me mendimin e tij, sepse kjo është më e dashur për të tek Allahu, më e dashur edhe në sytë e njerëzve, dhe më e sigurt, sepse e vërteta gjithmonë do të triumfojë. Dhe ai që kthehet në pranimin e të vërtetës, kjo nuk do të ulë statusin dhe pozitën e tij në mesin e njerëzve, përkundrazi, kjo vetëm se e ngre pozitën e tij duke qënë se ai ndjek vetëm të vërtetën duke zbraktisur kokëfortësinë dhe mendjemadhësinë e tij.

( وغمصُ النَّاسِ)
Dhe përçmimi i njerëzve është përbuzja e tyre; i shikon njerëzit si të vegjël para tij dhe se ai është mbi ta.
Allahu i Lartësuar na tregon në Kuran se xhenetin do ta bëjë vendqëndrim të përhershëm për një kategori njerëzish, duke thënë:

﴿تِلْكَ الدَّارُ الْآخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوًّا فِي الْأَرْضِ وَلَا فَسَادًا﴾

“Botën tjetër (xhenetin) Ne do t’ua japim atyre që nuk e duan mendjemadhësinë e të këqijat në tokë.” (Surja Kasas, 83)
Lexoni me kujdes!
Allahu ka përmenduar dy cilësi:
– se duan mendjemadhësinë, që është mohimi i së vërtetës dhe përbuzja e njerëzve,
– as padrejtësinë dhe prishjen mes njerëzve.
Ata as që nuk e dëshirojnë mendjemadhësinë, arrogancën dhe padrejtësinë, tiraninë e jo më t’i veprojnë, por synojnë mirësinë, modestinë, rregullimin dhe mirësinë. Ata duan të vërtetën dhe janë të nënshtruar të punojnë sipas saj dhe për të.
Allahu na bëftë prej tyre!

Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit