4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

CILAT JANË ARGUMENTET E EKZISTENCËS SË ZOTIT?

Më të lexuarat

ARGUMENTET E EKZISTENCËS SË ZOTIT:

1-Argumenti logjik:

Ekzistenca e krijesave dëshmon për ekzistencën e krijuesit. Është e pamundur që gjithësia të ketë ardhur në ekzistencë vetvetiu. Allahu i Mdhëruar thotë: “A janë krijuar nga hiçi apo ata janë krijuesit e vetvetes? A janë ata krijuesit e qiejve dhe të tokës…?” | Et Tur: 35-36.
Mjeshtëria e përdorur në krijimin e universit, në krijimin e planeteve, në krijimin e njeriut dhe të të gjitha gjallesave, është dëshmi se ekziston një krijues i urtë dhe i gjithëdijshëm: “Ky është krijimi i Allahut i Cili ka përsosur gjithçka.”| En Neml: 88.

2-Natyra njerëzore e pastër:

Natyra e pastër e njeriut dëshmon për ekzistencën e Zotit. Njeriu gjithmonë e ka ndier dhe e ndien nevojën për Zotin e tij, në veçanti kur i bëhet padrejtësi ose kur gjendet në ndonjë situatë të vështirë. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur udhëtojnë në anije e lusin Allahun duke ia përkushtuar besimin vetëm Atij. E kur Ai i shpëton drejt tokës, menjëherë fillojnë të adhurojnë tjetër gjë pos Allahut!” | El Ankebut: 65. “Kur njeriun e prek dhimbja na lutet i shtrirë, i ulur ose në këmbë. E kur ia largojmë dhimbjen kalon sikur nuk na ishte lutur fare për dhimbjen që e kishte prekur. Ne kështu ua zbukurojmë shkelësve punët që ata bëjnë.” | Junus: 12.

3-Agumenti historik:

Faktet historike dëshmojnë se njeriu që në fillimet e jetës së tij në tokë dhe përgjatë gjithë kohërave të ndryshme ka qenë gjithmonë i lidhur me besimin në Zot.

4-Profetët dhe mrekullitë e tyre:

Ardhja e profetëve në vende dhe periudha të ndryshme kohore me fakte, me libra dhe mrekulli të ndryshme, është gjithashtu dëshmi e ekzistencës së Zotit të Madhëruar.

Përgatiti: Rexhep Milaqi
https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit