0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Cila është vlera e shkuarjes në xhami?

Më të lexuarat

Vlera e shkuarjes në xhami

– Mysafir tek Allahu. Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: “Kush shkon në Xhami, Allahu ia përgatit një konak (ashtu siç i behet mysafirit) në Xhennet sa herë që të shkojë”. (Muslimi)

– Çdo hap që bën i shkruhet një e mirë dhe i shlyhet një mëkat. Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: “Kush pastrohet në shtëpi pastaj shkon në ndonjë xhami për ta falur ndonjë farz prej farzeve të Allahut, hapat e këmbëve të tij do të jenë njëri shlyrës i mëkatit e tjetri rritje e gradës në Xhennet”. (Muslimi)

Fisi Benu Seleme deshën të vendoseshin për banim afër xhamisë ngase vendi ishte i lirë. Kur u njoftua Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam me këtë tha: “O benu Seleme! Shtëpitë tuaja ua shkruajnë gjurmët tuaja (hapat tuaj prej shtëpive ua shkruajnë sevapet). Ata thanë: Nuk do të gëzoheshin sikur ne të shpërnguleshin prej aty”. (Muslimi)

Xhabir b. Abdullahi tregon se shtëpitë e tyre ishin larg kështu që kishin dashur t’i shisnin ato dhe të blinin shtëpi afër xhamisë. Por, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam i kishte ndaluar duke iu thënë: Për çdo hap ngriheni nga një gradë në Xhennet”. (Muslimi)

– Njeriu qe e ka xhaminë me se largu ai ka më së shumti sevape. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:  “Njeriu që më së shumti ka shpërblim në namaz është ai që më së largu e ka xhaminë ndërsa ai që pret ta fal namazin me imam ka me shume shpërblim se sa ai që falet e pastaj flenë”.

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë: “Namazi i njeriut me xhemat ka më shume shpërblim se sa namazi në shtëpi apo treg për 20 e ca grade. Kjo për faktin se kur dikush merr abdes mirë, e pastaj shkon në xhami, e tërheq namazi, jo për tjetër por vetëm për namaz nuk ndodhë ta bëjë ndonjë hap e të mos ngritët një gradë lartë dhe t’i shlyhet një mëkat dhe kështu derisa të hyjë në xhami. E kur te hyje në xhami ai është në namaz për aq kohë sa qëndron në të për namaz. Melaiket luten për ndonjërin prej jush për aq kohe sa qëndron në vendin ku është falur e nuk shqetëson askënd apo nuk prish abdesin, dhe thonë: O Allahu ynë! Fale atë! O Allahu ynë! Pranoja pendimin atij!”. (Muslimi)

– Ai është ne mesin e atyre qe Allahu iu bën hije me hijen e Arshit ne ditën e kiametit. Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: “Shtatë grupe të njerëzve Allahu iu bën hije me hijen e Vet atë ditë kur nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tij:

1. Prijësit te drejte,

2. Te riut, qe zhvillohet-rritet në adhurimin për Allahun,

3. Njeriut, zemra e te cilit është e lidhur me xhami,

4. Dy njerëzve, qe duhen vetëm për Allahun; bashkohen por edhe ndahen për hire të Tij,

5. Njeriut, që një grua e bukur dhe me famë i ofron mundësinë për marrëdhënie seksuale te paligjshme por ai i thotë: Unë ia kam friken Allahut të Madhëruar,

6. Njeriut qe kur jep lëmoshë e fsheh aq shume atë saqë edhe dora e majtë nuk e di fare ka dhënë e djathta, dhe

7. Njeriut, qe kur në vetmi e përkujton Allahun i mbushen sytë lot”. (Buhariu & Muslimi)

– Ka shpërblim shumë të madh. Transmeton Buhariu nga Ebu Musai se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Njeriu me shpërblim më të madh në namaz është ai, i cili ka ecur më së shumti pastaj ai që ka ecur më së shumti (e ka shtëpinë më së largu nga xhamia), ndërsa ai, i cili e prêt namazin derisa ta fal me imam ka me shume shpërblim se sa ai, qe e fal pastaj flenë”.

Ka thënë Ibni El Muniri: “Hadithi tregon se shkaku për shtimin e shpërblimit është mundi dhe lodhja e të ecurit për ta falur namazin në xhami. Nëse puna është kështu, atëherë ecja për ta falur namazin e sabahut në xhami është më e mundimshme se sa tjerat sepse, nëse jacija e shoqëron ne errësirë (d.t.th: të dy namazet janë gjate natës), megjithatë ndarja nga gjumi i lezetshëm ne kohen e sabahut ia shton vlerën edhe me shume sabahut”.

Sikur këtë e përkrah edhe hadithi i Ebu Davudit dhe Tirmidhiut nga Ebu Burejde El Eslemiu se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:

“Përgëzoji meshshainët (ata që ecin shume) në errësirë për në xhami me një dritë (nur) te plotë në Ditën e Kiametit!”.

Meqë këta njerëz çanë dallgët e errësirës për adhurim ne xhami, u shpërblyen me nur (drite) të plotë, e cila i rrethon nga të gjitha anët e tyre.

– Falja e jacisë dhe sabahut në xhami me xhemat është sikur të jesh falur tërë natën. Uthman b. Affani thotë se e kam dëgjuar te dërguarin e Allahut duke thene:

“Kush e fal namazin e jacisë me xhemat është sikurse ai, qe gjysmën e natës e kalon ne namaz. Ndërsa ai, qe e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai, qe është falur vetëm tërë natën”.(Muslimi)

– Për një ditë namaz mund te fitosh shpërblimin e agjërimit dhe namazit të një viti. Thotë Muhammedi alejhi’s salatu ve’s selam

“Kush e pastron dike dhe pastrohet (qëllimin e ka për marrëdhënie seksuale natën e xhumasë) e pastaj shkon herët ne xhami, ec e nuk hip ne diç, afrohet afër imamit dëgjon hutben dhe nuk flet për çdo hap qe e bën ka shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz”.

 

Hoxhë Sedat Islami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit