4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

CILA ËSHTË VLERA E LEXIMIT TË SURES EL-IKHLAS (Kulhuvallahu)?

Më të lexuarat

Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”Kush e lexon Kulhuvallahun 10 herë gjatë ditës, Allahu do ia ndërtoj një pallat në xhenet.”

Kjo është një dhunti shumë e madhe që Allahu na e jep me leximin e kësaj sureje dhe neve na ikën një mundësi e tillë.

Kurse ne në dunja punojmë 13 apo 30 vite nga 10 orë a më shumë punë, për të ndërtuar një shtëpi. Dhe në fund për një moment, një dënim vjen nga Allahu dhe ajo ndërtesë bëhet tokë.

Ndërsa pallatin e Xhenetit nuk ka kush ta prishë, ai nuk ndërtohet nga tulla betoni e llaçi, por nga një tullë pe ari e tjetri prej argjendi. Dhe çimentoja mes tullave nuk është nga llaçi por është nga misku dhe shafrani.

E me çfar e fiton besimtari këtë, për sa vite?

Jo me 30 vite punë, vetëm lexo 10 herë gjatë ditës Kulhuvallahun (Ihlasin), e cila nuk të merr më shumë se 7 sekonda. Këta 7 sekonda nga 10 herë, i bie 70 sekonda apo 1 minutë e gjysëm, të themi 2 minuta.

Ndërsa tani të gjithë neve po të na thuhet për të ndërtuar një pallat, ne themi se nuk mundemi ngase na duhet të punojmë, ta ndërtojmë një shtëpi në dunja e pastaj shohim. Pastaj udhëtojmë nga 50 kilometra e punojmë nga 10 apo 15 orë në ditë, udhëtojmë edhe 500 kilometra edhe 1000, shkojmë edhe në kurbet shkojmë e lëmë familjen vetëm e vetëm të ndërtojmë një shtëpi nga llaçi.

Po nesër ti do vdesësh, çfarë do të marrësh me vete? Asgjë. Por atë “Kulhuvallahu ehad..” do ta marrësh me vete.

Tani më i miri nga ne do të thotë: “Vallahi sot 10 herë do ta lexojë “Kulhuvallahun”!”. E më i dobëti nga ne, nuk do e lexojë fare.

Umeri kur e dëgjoi këtë tha: Atëherë ne do të kemi shumë kështjella, o i dërguari i Allahut!’
“Atëherë shumë do e lexojmë “Kulhuvallahun” o Resulallah” e Pejgamberi ﷺ i tha: Allahu ka më shumë dhe atë që është edhe më e mirë.”

[Silsila Hadith es-Sahihah No.589]“

Çfar i bie kjo? Ti edhe 1000 herë ta lexosh, prapë te Allahu ka më mirë e më shumë. Ngase ti me ibadetin tënd nuk mund të ia konsumosh asnjëherë të mirat e Allahut.

Hoxhë Mirell Mazelli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit