9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cila është vlera e leximit të librave dhe e kërkimit të diturisë?

Më të lexuarat

Ibn Kajimi, në librin “Miftahu daris seadeh”, 1/119 shkruan: “Shumë dijetarë kanë treguar se vepra më e mirë pas farzeve (obligimeve) është kërkimi i diturisë.”

Leximi pasuron kulturën dhe dijen, ndriçon mendjen dhe shpirtin si dhe e qetëson njeriun. Ne jemi një shoqëri e cila do të duhej shumë të lexojë, por megjithatë jemi shëdrru në një shoqëri e cila gati se aspak nuk lexon. Sikur në shoqërinë tonë ka një propagandë të fshehtë kundër leximit. Veprohet në atë që gjithçka të rrjedh sipas mediave që humbin vetëm kohën. Në këtë mënyrë kemi humbur pasurinë bazë. Ne si popull lexojmë pak. Shtetet e zhvilluara lexojnë shumë më shumë se ne. Ata e kanë kuptuar se nëse duan të përparojnë duhet të lexojnë shumë.

Të punosh dhe të fitosh në mënyrë të lejuar, gjithashtu është një nga urdhrat e Zotit. Megjithatë, japonezët, gjermanët, amerikanët punojnë më shumë se ne. Ata po zhvillohen, ndërsa ne krenohemi me importin e shpikjeve dhe produkteve të tyre. Armiku më i madh i muslimanëve, nuk janë hebrenjtë krishterët apo perëndimi, e as armiqtë e brendshëm nuk janë aq të dëmshëm sa mendohet. Të kërkosh armikun jashtë vetes është gjëja më e lehtë.

Armiku më i madh i muslimanëve është injoranca, dembelia, mosleximi dhe mos konkurrimi me botën. Dmth ai që ka dije posedon teknologjinë, forcën dhe pushtetin në duart e tij. Sigurisht ai që di është më i fortë se injoranti. Burimi i dijes është “libri”. Andaj, dashuria ndaj librit duhet të jetë shumë e madhe, ai duhet të jetë shoku ynë më i ngushtë. Krahasimi i vendeve sa i përket leximit që është bërë në vitin 1995 na tregon se kush sa lexon dhe pse është i suksesshëm (e njëjta situatë është edhe sot).

Sipas një statistike: sa para jepen për libra, proporcionaliteti është si më poshtë: Një norvegjez harxhon 137 dollar, një gjerman 122, amerikanët 95 zviceranët 100 dollar. Në botë harxhimi për libër për person është 1.3 dollarë, Një turk jep 0.45 cent për libër në vit. Sa për krahasim një norvegjez lexon 300 libra, shembull më shumë se një ballkanas.

Andaj nuk është çudi se Amerika, Norvegjia, Gjermania, Japonia janë të mbushur me njerëz të dijshëm. Ata që kanë dije sigurisht se do të jenë më të suksesshëm se ata që nuk dinë.

Shpesh pyesim veten: pse nuk përparojmë?

Po ku keni parë që një popull që është i mbushur me injorantë të garojë me botën? “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Këtë pyetje na e bën Zoti i botëve i cili është i Gjithëdijshëm, ndërsa menjëherë na e jep edhe përgjigjen: “…A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Zumer, 9)

Nuk mjafton vetëm të lexojmë, por duhet të mendojmë, meditojmë, duhet të prodhojmë ide të reja, të bëjmë analiza dhe sinteza, të organizojmë dhe të marrim pjesë në shumë zbulime dhe shpikje. Duhet të bëhemi shoqëri e cila lexon, mendon, prodhon ide dhe shoqëri e cila i vë në jetë idetë e saj.

Nuk është e rastësishme se në vendet më të zhvilluara në njëjtën kohë lexohet dhe botohen më shumë libra. Si në çdo punë edhe zhvillimi i leximit është i mundshëm me durim dhe praktikim të rregullt.

Ajo çka shohim na jep përvojë, ndërsa ajo që lexojmë dhe mësojmë na jep dije dhe shkencë.

Andaj, si ta shtojmë dashurinë ndaj librit? Ka shumë shembuj, por si fillim le ta bëjmë librin dhuratë standarde në situata të ndryshme, le t’i regjistrojmë fëmijët në bibliotekë, të lexojmë bashkë me ta, të japim dhurata për çdo libër të lexuar etj…

Halid Ertugrul

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit